PESË RECETA PËR KRIJIMIN E SHAMPONËVE ORGANIKË

  • 16 August 2018 - 14:01
PESË RECETA PËR KRIJIMIN E SHAMPONËVE ORGANIKË
Elementët kimikë, që në masë të madhe gjenden në shamponët komercialë, bëjnë që flokët tuaj të bëhen të yndyrshëm ose të thatë, me një fjalë, jo të shëndoshë. Zgjidhja më e mirë e këtij problemi është përdorja e produkteve organike që përveçqë ju ruajnë nga problemet e tilla, ju kursejnë shumë para. Më poshtë ua kemi sjellë pesë receta, për krijimin e shamponëve organikë, që ua zgjidhin problemet me flokët 

1. SHAMPONI NGA KOKOSI DHE LIMONI Ky shampon i thjeshtë, i lehtë dhe jo i shtrenjtë ushqen lëkurën dhe flokët, duke ju mundësuar që të fitoni flokë të shëndoshë. Përbërësit: Sapun të lëngët - 250 mililitra; Vaj organik të kokosit - 1 lugë gjelle; Vaj esencial të limonit - 20 pika; Udhëzimet: Derdheni sapunin e lëngët në një enë për përzierje Shtojani vajin organik të kokosit dhe përzieni mirë përbërësit; Përfundimisht, shtojani vajin esencial të limonit dhe përzieni edhe një herë, për të fituar kështu shamponin tuaj natyral. 

2. SHAMPONI ME VAJ ESENCIAL TË LIVANDËS Nëse flokët tuaj janë shumë të thatë dhe të dëmtuar, ky shampon ju ndihmon në rikthimin e shkëlqimit dhe butësisë së humbur. Përbërësit: Shampon i lëngët - 200 mililitra; Gjalpë organik i 'shea'-s (bimë afrikane) - 15 mililitra; Vaj esencial i livandës - 8-10 pika; Bikarbonat sodiumi - 1.5 lugë gjelle; Ujë i distiluar - 50 mililitra. Udhëzimet: Shkrijeni gjalpin dhe pasi që ta keni lënë të ftohet, për ta mbërritur temperaturën e dhomës, përzieni ujin me bikarbonat sodiumi për ët krijuar kështu një përzierje të re. Përzierjen e fituar derdheni në sapunin e lëngët dhe përzieni për disa sekonda, duke u munduar që të mos krijoni shumë shkumë. Shtojeni gjalpin e shea-s; Shtoni vajin esencial të livandës. Përzieni të gjithë përbërësit. 

3. SHAMPONI ORGANIK I KAMOMILIT Ky shampon organik ju ndihmon që flokët tuaj të dredhuar dhe të tharë të shndërrohen në flokë të butë, që mund të menaxhohen lehtë. Përbërësit: Sapun të ngurtë - 30 gramë; Çaji organik i kamomilit - 250 mililitra; Vaj esencial i kamomilit - 4-5 pika; Glicerinë e pastër - 1 lugë gjelle. Udhëzimet: Grijeni një copëz sapun të ngurtë dhe në të derdheni çajin e kamomilit, të cilin e keni zier paraprakisht. Shtoni glicerinë; Shtojani vajin esencial të kamomilit; Përzieni të gjithë përbërësit. 

4. SHAMPONI ME UTHULL MOLLE Thoni lamtumirë zbokthit dhe përmirësojeni dukjen e përgjithshme të flokëve tuaj me këtë shampon organik. Përbërësit: Sapun i lëngët - 4 lugë gjelle; Vaj organik i perimeve - 2 lugë çaji; Uthull molle - 4 lugë gjelle; Fjolla kokosi - 4 lugë gjelle; Trumzë të freskët - 4 lugë gjelle; Rozmarinë të freskët - 4 lugë gjelle; Ujë i distiluar - 500 mililitra. Udhëzimet: Vlojeni ujin e distiluar; Hidhni në ujë kokosin, trumzat dhe rozmarinën; Përzieni mirë dhe vlojini për tridhjetë minuta; Përzierjes, pasi të jetë ftohur, shtojani sapunin e lëngët; Shtojani vajin e perimeve; Përzieni mirë të gjithë përbërësit dhe si rezultat do të fitoni shampon organik për trajtimin e flokëv

5. SHAMPONI ME ÇAJ TË GJELBËR Antioksiduesit që gjenden në çajin e gjelbër bëjnë që flokët tuaj të duken më të shëndoshë dhe më të bukur, duke parandaluar shfaqjen e thinjave të mërzitshme dhe duke e zvogëluar rënien e flokëve. Përbërësit: Sapun i lëngët - 250 mililitra; Fletë të çajit të gjelbër - një grusht; Vaj ulliri - 1 lugë gjelle; Mjaltë organike - 1 lugë çaji; Ujë i distiluar - 250 mililitra. Udhëzimet: Vlojini ujin e distiluar, me fletë të çajit të gjelbër për tridhjetë minuta. Shtojeni sapunin e lëngët; Shtojeni vajin e ullirit dhe mjaltin; Përzieni mirë të gjithë përbërësit

(Kosova Sot)