Këtej e tutje mos e hidhni në plehra lëkurën e bananes, është shumë e dobishme për regjimin tuaj të bukurisë

  • 18 August 2018 - 12:30
Këtej e tutje mos e hidhni në plehra lëkurën e bananes, është shumë e dobishme për regjimin tuaj të bukurisë

Me siguri asnjëherë nuk e keni menduar se lëkura e bananes është shumë e dobishme për lëkurën tuaj. Këtej e tutje duhet të bëni shumë kujdes të mos e hidhni asnjëherë në plehra lëkurën e bananes.

Lëkura e bananes redukton shenjat e rrudhave

Me lëkurën e saj pastroni lehtë lëkurën e fytyrës dhe lëreni për gjysmë ore. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Trajton aknet dhe shenjat e tyre

Prisni një copë të vogël nga lëkura e bananes dhe vendoseni në vendet ku keni akne. Lëreni derisa lëkura e bananes të marrë ngjyrë kafe dhe më pas lëkurën tuaj do e pastroni me një peshqir me ujë të nxehtë. Për rezultate më të mira, mund ta bëni këtë gjë dy herë në ditë, për disa ditë me radhë.

Trajton rrathët e zinj dhe sytë e enjtur

Pastroni nga lëkura e bananes pjesën e bardhë dhe përziejeni me një xhel aloe vera. Kjo do të shërbejë për të hequr qafe rrathët e zinj poshtë syve dhe enjtjen e tyre. 

(Kosova Sot)