Ja pse nuk ju mban gjatë ngjyra e flokëve

  • 13 September 2018 - 11:33
Ja pse nuk ju mban gjatë ngjyra e flokëve
Një lyerje e prerje në fillim të vjeshtës është gjithmonë një MUST në rutinën tuaj. Ndryshimet gjithmonë na bëjnë të ndihemi më mirë dhe më të bukura!
Ditëve të verës po i vjen fundi, ndaj gjëja e parë që duhet të bëni pas plazhit është një prerje dhe trajtim floku që do t’u rikthejë shkëlqimin dhe butësinë.
Por sigurohuni të mos bëni gabimet e mëposhtme:
 

Mos i lani flokët menjëherë ditën që keni lyer flokët.

Prisni të paktën deri në 72 orë.

Mos i lani flokët më shpesh se dy javë. Pasi të keni larë më shampo flokët, lini që uji të rrjedhë vetëm për disa minuta në flokë, pra jo për shumë gjatë.

Uji i nxehtë dëmton shtresën e jashtme të kutikulës, e kjo është një nga arsyet më të zakonshme që lidhet me zbehjen e ngjyrës

.


Përdorni gjithmonë një balsam pasi flokët e lyer me shumë gjasa janë më të brishtë dhe të thatë.

Thajini mirë me peshqir, para se të përdorni tharësen e flokëve.

 Aplikoni gjithmonë një sprajt kundër nxehtësisë para se të përdorni mjete të nxehta si pjastra e masha për të stiluar flokët.

Sigurohuni që të kalojnë gjashtë javë nga lyerja para se të lini një takim tjetër në sallonin e bukurisë.

(Kosova Sot)