HIQNI QESKAT E ERRËTA NGA SYTË ME NDIHMËN E PATATEVE

  • 15 September 2018 - 21:42
HIQNI QESKAT E ERRËTA NGA SYTË ME NDIHMËN E PATATEVE

A keni qeska të errëta nën sytë tuaj dhe kurrsesi t'i mposhtni. Por, ne e kemi zgjidhjen, patatja e ftohtë. Po, pra, mirë e keni lexuar, patatja. Patatja në vete përmban zbardhues natyral që mund ta ndriçojnë lëkurën me kalimin e kohës, e njëjtë e pakësojnë edhe të ënjturat nën sy. Për të realizuar efektin e plotë, patatja duhet të jetë e ftohtë, sepse kombinimi i ftohjes në niseshte krijon efekt kundër inflamacioneve që pakësojnë të ënjturat nën sy. Krejt çfarë duhet të bëni është ta preni një patate të ftohtë, ta aplikoni nën sy dhe ta lini të veprojë për rreth njëzet minuta e më pas fytyrën e shpëlani me ujë të ftohtë. Një tretman si ky provoni ta aplikoni tri herë në javë, pas një muaji do t'i vëreni ndryshimet. 

(Kosova Sot)