Këshilla të thjeshta për ta riparuar grimin e dëmtuar

  • 21 September 2018 - 12:41
Këshilla të thjeshta për ta riparuar grimin e dëmtuar
Nuk ka gjë më të rëndë se blerja e pudrës së re, hijes së syve, buzëkuqit apo bojëkuqit derisa e dëmtoni në milion vende vetëm pas disa përdorimeve. Por, ekzistojnë gjithmonë mënyra për ta rregulluar grimin e dëmtuar pa e hedhur atë. Në këtë artikull do të gjeni këshillat më të thjeshta që ju ndihmojnë në rregullimin e grimit tuaj të preferuar -shpesh brenda disa minutave.
 
Image

SI TA RREGULLONI PUDRËN OSE HIJEN E DËMTUAR TË SYVE? Artistë dhe ekspertë të shumtë, përfshirë Queenii Rozenblad, betohen në alkoolin i cili ndihmon në riparimin e pudrës së tyre të dëmtuar. Krejt çfarë ju nevojitet është një pëlhurë të hollë, një monedhë, një ambalazh bazë, një rrëmojëse, alkool dhe hija e dëmtuar e syve. Alkoolin e derdhni në hijen e syve dhe e thyeni pak nga pak me rrëmojësen. Më pas, pëlhurën e vendosni në majë të ambalazhit apo monedhës për ta shtypur dhe për ta rivendosur atë. Duke e kontrolluar herë pas here, duhet të bëni lëvizje qarkore derisa bëni presion teposhtë me monedhën. Krejt në fund, e lini për disa orë për t'u siguruar se hija është bashkuar përsëri. Nëse nuk keni alkool, ekziston mënyra që ta zëvendësoni me disa pika uji të destiluar sipër pudrës së çarë dhe e zbut gjendjen para se ta mbyllni paketimin dhe ta lini gjatë natës. Përbërësit në produkt ndihmojnë në riformimin e pudrës, që do të thotë se do ta keni më të lehtë me përdorimin e grimit tuaj

 

Image
Image
Image

SI TA RREGULLONI BOJËKUQIN E DËMTUAR? Merreni bojëkuqin e dëmtuar në dorë. Thjesht, përzieni pluhurin me disa pika ujë të njelmët dhe e zbutni me një thikë për t'u siguruar se është i mirë si i ri. Po ashtu, mund të rregulloni buzëkuq të dëmtuar duke i ngrirë ata apo duke i tharë së bashku.  

 

Image

SI TË RREGULLONI BUZËKUQIN E DËMTUAR? Rregullimi i buzëkuqit di të jetë shumë më lehtë sesa kur merreni me rregullimin e pudrës së dëmtuar. Duhet të ndani dhjetë minuta kohë. Disa bukuroshe të internetit betohen në tharjen e produkteve të tyre, të tjerët përdorin ngrohjen nga një qiri apo nga mikrovala që t'i ribashkojnë produktet e tyre. Ekspertë të tjerë ngrijnë buzëkuqin në frigoriferin e tyre për disa orë, që ju ndihmon në lidhjen e pjesëve të dëmtuara për t'u bashkuar prapë. Nëse ka mbetur pak buzëkuq në ambalazhin e vet, nxirreni me pak pambuk nga aty dhe e përzieni me pak vazelinë për të formuar balsam për buzë.

(Kosova Sot)