MËNYRA TË REJA KREATIVE TA VISHNI TRIKON KËTË VJESHTË

  • 22 September 2018 - 12:41
MËNYRA TË REJA KREATIVE TA VISHNI TRIKON KËTË VJESHTË
Kur stina e vjeshtës është këtu, trikot janë një nga veshjet bazë. I pëlqejmë sepse janë të rehatshëm, të ngrohtë, mund t'i vishni për të gjitha situatat dhe rastet - që nga kombinimet për shkollë e deri për punë, deri te stili për daljet natën. Në këtë tekst ju sjellim disa mënyra të reja si t'i kombinoni trikot këtë vjeshtë.
 
Image

Trikot në fakt janë shumë të mirë për t'u kombinuar, kështu që mund ta vishni në vend të mantelit - me rëndësi është që të jetë i gjatë, me qepje të rrafshët dhe t'ju mbrojë nga i ftohti eventual.

Image

Po ashtu, trikon e fryrë mund ta vishni dhe kombinoni edhe me një fustan elegant, duket bukur dhe i jep dukjes tuaj një dimension të ri. Ajo që sidomos e pëlqejmë te trikot është mënyra se si secilit kombinim i jep një notë të lehtë, kështu që janë të pazëvendësueshëm për stilin e qytetit.  
 

Image

T riko + xhinse - kombinim për të cilin nuk ka gabim, e ju mbetet juve të vendosni nëse do të zgjidhni model të shkurtë apo të gjatë. Gjithsesi mos harroni - modelet - 'oversized' gjithmonë janë aktual! Triko mund të shërbejnë edhe si bluzë. Vetëm zgjidhni modele të shkurtë e të hollë që kombinohen mirë. Nëse dëshironi variant seksi, zbërtheni disa kopsa dhe zbuloni pak nga kraharori. 

 

Image

Futni trikon në xhinset me bel të thellë dhe do të dukeni super elegante. Me fustane dhe funde trikot po asht duken bukur. Nëse dëshironi dukje më elegante, theksoni belin me një rrip që e lidhni sipër trikos. 

 

Image

Nëse dëshironi që dukjes t'i shtoni një ton më të lehtë, vishni xhemper "oversized", i cili me gjatësinë 'prek fustanin'. Trikot lehtë përfshihen edhe në dukjen për punë. Gjithçka ka të bëjë me stilin dhe imagjinatën tuaj

(Kosova Sot)