Si ta rregulloni “bishtkalin” e përsosur?

  • 31 August 2015 - 22:58
Si ta rregulloni “bishtkalin” e përsosur?

"Fshehtësia është në preparatin për fiksim", thonë stilistët. Në vijim ju prezantojmë këshillat e stilistit të njohur të flokëve Anthony Turner, si ta formoni “bishtkalin” e përsosur

1. I thani flokët mirë. Krijoni një shkëputje dhe me shkumë strukturoni rrënjët e flokëve para se t’i lyeni flokët me xhel. Shkumën e vendosni në rrënjë para se me krehër ta shpërndani nëpër flokë. Në mënyrë delikate krihni flokët. Kjo shkumë për volum do ta mbajë gjithë stilin e flokëve. “Këtë do ta arrini nëse flokët i lyeni prapa veshit sikurse që meshkujt bëjnë me pomadë”.

2. Siguroni shkëlqimin. Xhelin ta vendosni hap pas hapi dhe të përfundoni me gjatësinë. Theksoni shkëlqimin e flokëve me xhel të mirë për shkëlqim të flokëve.

3. Si profesionist i vërtetë bëni bishtkali me një fjongo elastike, e cila është me ngjyrë të ngjashme me flokët, rregullojeni bishtin e flokëve dhe e forconi me shkumë dhe karficë.

4. Theksoni shkëlqimin me vajin për flokë, e aplikoni me majën e gishtërinjve, duke theksuar shkëlqimin, e flokët edhe më tutje do të frymojnë në mënyrë natyrale.

(Kosova Sot)