Stilet aktuale të flokut për vjeshtën e sivjetme

  • 24 September 2018 - 14:17
Stilet aktuale të flokut për vjeshtën e sivjetme
Femrat vërtet janë të çuditshme -porsa ndryshon stina, shfaqet edhe dëshira e tyre për të ndryshuar diçka te vetja, më së shpeshti stilin e flokut. Këtë sezon në ofertë ka gjithçka, nga stilet 'bob' e 'lob', deri te floku ekstrem i gjatë, ndarje, të valëzuara …. Ky tekst zbulon trendët aktualë të flokëve për vjeshtën 2018
 
Image

Ndarja nga anash Ndarja e thellë nga anash dukjes i jep elegancë të veçantë dhe gjithmonë është shik. Kur stilet e flokut janë në pyetje me ndarje nga anash, këtë sezon aktuale janë floku i shkurtë - 'bob' dhe 'lob', e mund të zgjidhni midis stilit roker 'të parregulluara' dhe të rregulluara, "a la red carpet' ai stiliiI Margot Robbie. Edhe njëri, edhe tjetri variant është i mirë për flokun e hollë, sepse, siç e dini, nuk mund të lavdëroheni për volumin natyral, duhet të përcaktoheni për variantin e stileve të shkurtë të flokut.

Image

Balluket Balluket janë gjithnjë aktuale, sidomos nëse dini si t'i mbani. Këtë sezon në trend janë balluket e stilit të gjatë nga të nëntëdhjetat, të cilat i ka prezantuar Selena Gomez apo të shkurtë që i ka prezantuar Ema Watson! Derisa stili i Selena-s është rezervuar për flokun e trashë, për variantin e Emma-s mund të përcaktoheni edhe nëse keni "tri qime në dy rreshta".

 

Image

Ndarja në mes + dredhat Ndarja në mes është kthyer në dyert e mëdha tash e disa sezone, e këtë vjeshtë kombinohen me dredhat e secilit lloj. Sivjet sikur na kthehen të gjashtëdhjetat dhe lëvizja hipi. Nëse keni flokë natyralë kaçurrele, lum si ju. Lirisht lini flokun të rritet sepse dredhat e bëjnë valëzimin më të lehtë. 

 

Image

'Bob' dhe 'Lob' Sidomos gëzon popullariteti i stileve 'bob' dhe 'lob'. Sa më shumë strukturë sa më mirë, e edhe valët e shprishura janë pikë qëllimi. Por, nëse keni flokë shumë të hollë, mos prisni një efekt të tillë. Duhet të mundoheni shumë që t'i jepni volum edhe me flokun e shkurtë.

 

Image

Ndarja në mes + floku i rrafshët Stili që është shumë popullor është ai i motrave Kardashian. Nga variantet e shkurta ka kaluar në flokun ekstrem të gjatë që depërton deri te të pasmet. Ndarja në mes është aktuale edhe me flokun e rrafshët që mund ta hidhni pranë gjoksit ose prapa veshëve. Ky stil sikur ka zbritur nga tepihu i kuq dhe me të nuk gabohet. 

(Kosova Sot)