REGJENERATOR NGA TË VERDHAT E VEZËS PËR FLOKË TË BUTË DHE ME SHKËLQIM

  • 26 September 2018 - 08:32
REGJENERATOR NGA TË VERDHAT E VEZËS PËR FLOKË TË BUTË DHE ME SHKËLQIM
Kur bëhet fjalë për flokët, ekzistojnë shumë mënyra që t’i bëni të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Regjeneratorët shtëpiakë mund të mbrojnë dhe të riparojnë nga pasojat e rrezeve të dëmshme të diellit, ta forcojnë atë dhe ta bëjnë më të butë në prekje, e ne ju propozojmë dy receta të thjeshta

RECETA E PARË Ju mjafton një e verdha e vezës dhe ¼ e limonit. Në një gotë hidhni lëvoren e bluar të limonit bashkë me të verdhat e vezës. Përzieni mirë, e aplikoni në flokët e pastruar paraprakisht. E lini të veprojë për pesë minuta. Në ujë të vakët hidhni disa pika vaji eterik dhe me atë përzierje shpëlani flokët.

RECETA E DYTË Në një enë të thellë hidhni dy litra ujë të valuar dhe katër lugë uthull molle. I përzieni dhe e aplikoni në flokët e shpëlarë paraprakisht. E lini të veprojë për dhjetë minuta dhe e shpëlani.  

(Kosova Sot)