MASKË NGA MOLLËT KUNDËR PLAKJES SË LËKURËS

  • 26 September 2018 - 12:22
MASKË NGA MOLLËT KUNDËR PLAKJES SË LËKURËS

Kjo maskë nga mollët kundër plakjes do t'ju mundësojë të merrni më së shumti nga ajo që mollët ofrojnë për lëkurën, duke shtuar edhe disa nga vetitë e mjaltit. Lëkura me kalimin e viteve ndryshon dhe kur arrihet në një fazë të caktuar të moshës, është normale që linja të lehta dhe rrudha fillojnë të shfaqen. Aktualisht, në industrinë mjekësore dhe të kozmetikës është bërë një përparim për parandalimin e shfaqjes së hershme të rrudhave. Problem përbën mënyra moderne e jetës, ambienti i ndotur, rrezet ultravjollcë, të cilat e përshpejtojnë procesin e plakjes. Mollët, pos se janë të shkëlqyeshme për dieta, janë të shëndetshme edhe për lëkurën, pasi përmbajnë shumë vitamina C dhe betakarotinë, që bashkë me antioksiduesit ndihmojnë në bllokimin e efekteve të radikaleve të lira. 

MASKË NGA MOLLËT KUNDËR PLAKJES

Shkaku i përbërësve aktivë, mollët janë pemë e përsosur për formimin e maskës për fytyrën e dëmtuar. Kjo maskë me mollë kundër plakjes është e thjeshtë për t'u përgatitur, e përmes saj mund të përdoren në maksimum antioksiduesit, diuretikët dhe vitaminat të tjerë. Përbërësit: 1 mollë të gjelbër, e prerë në copëza, 1 lugë mjaltë (25 gramë), 2 lugë qumësht (30 mL). Udhëzimet: Mollën dhe qumështin e hidhni në blender dhe i përzieni. Pasi të jenë përzier, shtoni mjaltin dhe i përzieni mirë. Metoda e aplikimit: Para se ta aplikoni maskën në fytyrë, qafë dhe gjoks, është me rëndësi të përdorni krem apo preparat për pastrim, që të bindeni në se në lëkurën tuaj nuk ka grim. Pasi lëkura të jetë e aspër, hidhni një sasi të maskës nga gjoksi e deri në ballë. E lini të veprojë për 20 minuta, e më pas e shpëlani me ujë të ftohtë ose të vakët.  

(Kosova Sot)