Zhdukeni celulitin shpejt dhe me ilaçe të përgatitura vetë

  • 26 September 2018 - 15:19
Zhdukeni celulitin shpejt dhe me ilaçe të përgatitura vetë
Pastrimi i trupit – sidomos kokrrat e kafesë – kanë vendosur veten si një produkt 'must-have' në mijëra preparate të bukurisë në mbarë botën. Përderisa shumë femra shpenzojnë shumë në top-brendët, ka edhe disa receta të thjeshta për t’i përgatitur vetë, që ndihmojnë në zhdukjen e celulitit dhe ta transformojnë strukturën e lëkurës brenda disa minutave. Në fakt, sipas “Ten Daily”, ka një produkt që kushton vetëm 11 dollarë dhe zgjat deri pesë muaj.
 
Image
Image


Personi që mbështetet në produktet natyrale blen kafenë më të lirë të bluar që mundet ta gjejë – 250 gr “Caffe Aurora Ground Coffee” nga Vulworths – që kushton 5 dollarë. Më pas ia mësynë “Chemist Warehouse” për të blerë një shishe njëlitërshe “Redwin Sorbolene Mosituriser”, që i ka shtuar vitamina E për 6 dollarë. 'Ajo që bëj është t’i marr me vete në dush, kombinoj një grup të vogël me kafe me krem dhe e aplikoj’, thotë ajo. Pasi ta mbajë në lëkurë sipas dëshirës, ajo e pastron, duke ofruar vetes lëkurë të këndshme. 

Image

KËSHILLA PËR HEQJEN E CELULITIT: - Përzieni së bashku vaj të foshnjave, rërë dhe e shtoni në disa pika vanilje. - Hidhni ujë në kafenë e përdorur dhe kombinoni sheqerin dhe vajin e kokosit për të krijuar përzierjen e përsosur për hidratim dhe pastrim. - Thjesht, kombinoni sheqerin e kafenjtë dhe vajin e ullirit. - Kombinoni tri lugë vaj ulliri, dy lugë vaj organik dhe gjysmë gotë sheqer organik. - Përzieni së bashku sheqerin e bardhë dhe vajin e kokosit dhe ia shtoni disa pika lëng limoni dhe vaji esencial.

 

Image

Ekspertët e ilaçeve natyrale kanë prezantuar në “Facebook” se ka shumë mënyra që njerëzit mund t’i përdorin. Merrni pak vaj të foshnjave dhe shtoni pak rërë plazhi dhe dy pika ekstrakte vanilje. Një tjetër sugjeron mbetjet e kafesë, përzier me dy lugë vaj kokosi dhe një lugë sheqer. 

 

Image
Image

Një grua shpjegon. 'Bashkëshorti im e urren aromën e kafesë kështu që përdor vajin e kokosit, sheqerin e papërpunuar dhe ekstrakte vaniljes’. “Një tjetër thotë se përgatitin dy porcione të ndryshme, një me çajin e lisit për fytyrë dhe më pas për trupin. Për tjetrën thotë se shton vaj të livandës dhe e përdor në mbrëmje”.

(Kosova Sot)