Përgatituni me kohë për sezonin dimëror - paralajmërimi i trendëve të modës

  • 19 October 2018 - 15:37
Përgatituni me kohë për sezonin dimëror - paralajmërimi i trendëve të modës
Derisa ende po kënaqemi në diellin vjeshtor, është momenti i fundit që të përgatiteni për muajt e dimrit dhe ta përgatitni gardërobën për edhe një sfidë tjetër të ftohtit
 
Image

PALLTOT Është e qartë se dimri nuk mund të kalojë pa këtë pjesë të gardërobës, e këtë sezon në vend të klasikes në skenë shfaqen palltot. Sidomos do të janë aktuale në nuancat e ndritshme rozë dhe të kaltra të ndritshme, megjithëse nuk do të gaboheni edhe nëse përzgjidhni me trendët aktualë në ngjyrën e kuqe të ndezur. Po ashtu, nëse jeni detaj i palltos së leshtë, ky është një detaj që po vjen në sezonin paraprak. Interesante do të jenë edhe modelet retro të palltove "oversized".  
 

Image

XHEMPERËT PREJ KASHMIRIT Edhe një veshje tipike dimërore e gardërobës, që pëlqehet si në variantin e ditës po ashtu edhe të mbrëmjes. Nëse përgatiteni ta pasuroni koleksionin tuaj, ju propozojmë të zgjidhni ata prej kashmirit, sepse me materialin e tyre stilin tuaj e bëjnë më femëror. Qofshin me fyt apo qepje klasike të xhemperit, mund t'i vishni në kombinim me xhinse, pantallona, funde ose sipër këmishës. Nuancat pastele dhe ato neutrale janë popullore.

Image

XHEMPER-FUSTANE Shumë të preferuar janë xhemper-fustanet, sidomos si pjesë e stilit të lehtë të modës, e do të jenë në fokus sidomos gjatë dimrit. Mund t'i kombinoni me çorapë të trasha por edhe mund t'i vishni në variantet solemne sipër një palë çorapë të holla në ngjyrë të lëkurës. Sa ju përket mbathjeve, mund të duken mirë edhe me atlete dhe këpucë, ose me çizme - varet nga ju.  

 

Image

XHEMPER ME FYT PËR SECILIN RAST Pjesë universale e gardërobës, ju përshtate të gjitha ndryshimeve të trendëve kur sezoni i dimrit është në pyetje e nuk zbret nga skena e modës. Është krejt e kuptueshme përse, sepse xhemperi me fyt duket hatashëm me xhinse dhe kaq lehtë kombinohet. Mund ta vishni nën xhaketë apo pallto, duket mirë me funde e fustane si pjesë e stilit ditor dhe në punë, por edhe si pjesë e stilit të mbrëmjes. Ta themi, nevojitet nga një i tillë në të gjitha ngjyrat.

 

Image

ÇIZMET E SHKURTA Është shkruar shumë për modele të çizmeve që kanë pushtuar skenën vjeshtore e asgjë nuk ndryshon as gjatë dimrit. Por, modeli që do të jetë sidomos aktual, që ishte edhe gjatë sezonit paraprak të dimrit, janë çizmet e shkurta, qofshin ato me taka apo modelet e rrafshëta. Shkëlqyeshëm kombinohen me stile të ndryshme të modës, janë zëvendësim ideal për këpucët e rrafshëta jo të rehatshme. Kur i kombinoni me xhinse të ngushta, sidomos e zgjatin figurën tuaj. 

 

Image

SHALLI Dhe, natyrisht, detaji i modës pa të cilin nuk kalon sezoni - është shalli. E nëse keni dilemë se çfarë shalli do ta plotësonte koleksionin tuaj, ju preferojmë të jetë në dimensione të mëdha dhe në ngjyra interesante, apo në dezen. 

(Kosova Sot)