Shenjat se nuk jeni e gatshme për lidhje të re

  • 23 October 2018 - 08:42
Shenjat se nuk jeni e gatshme për lidhje të re

Pasi që keni kaluar në një ndarje, një nga gjërat e vështira pos se duhet të merren me ndarjen është edhe fakti kur do ta kuptoni se jeni e gatshme për një lidhje të re. Ja disa shenja në vijim, që tregojnë se ende nuk jeni e gatshme për një lidhje të re. Krahasimet e vazhdueshme Ende je në atë fazën ku e krahasoni secilin person të ri me ish të dashurin tuaj, që do të thotë se ai ende është në kokën dhe mendjen tuaj. Nëse nuk mund të kërkoni një dashuri pa bërë krahasime me ish të dashurin tuaj, me personin nga i cili porsa jeni ndarë, kjo përfundimisht do të thotë se nuk jeni e gatshme për të vazhduar. E frikësuar nga dashuria Ju ende ndiheni e frikësuar për t'ia hapur zemrën një personit të ri sidomos për faktin se e keni të vështirë pasi e kujtoni se si ju është thyer zemra. Zemra është diçka e bukur. Do t'jua bëjë të ditur kur jeni e gatshme për të ecur tutje, por deri atëherë duhet t'i bëni pak presion. Ndryshoni E kuptoni se po ndryshoni personalitetin tuaj dhe sjelljet në mënyrë që të tërhiqni dikë dhe të jeni me dikë të ri, në vend se të qëndroni me veten dhe të prisni për partnerin ideal që të vijë tek ju. Nëse nuk mund të jeni vetja derisa jeni në takim, atëherë ende nuk jeni e gatshme. Keni humbur veten A po ndiheni ndonjëherë se po dilni nga trupi juaj kur bëhet fjalë për takimet pas ndarjes dhe romancën? Kjo është shenjë se nuk jeni plotësisht e pranishme dhe e përkushtuar për lidhje të re. Kur mendja juaj të jetë e gatshme, do të përshtatet me trupin tuaj dhe do të ndiheni më shumë se jeni në tokë. Sistemimi Po injoroni standardet tuaja dhe vetëm sistemimi si një person që tregon interesimin në vend se të përcaktoheni për cilësitë e partnerit. Sistemimi është shenjë që nuk po mundoheni mjaftueshëm që ta respektoni veten gjatë procesit që në shkëmbim e bën me dije se ende nuk jeni e gatshme për t'u kthyer në lojë. Ende miq të ngushtë Nuk ka asgjë të keqe të jeni të afërt me ish të dashurin tuaj, por nëse jeni në atë pozitën e të qenët shumë të afërt, sidomos në efektin e mikut më ët mirë, atëherë lëvizja drejt një partnerit të ri është shumë e vështirë. Më së miri është që me ish të dashurin tuaj të krijoni një distancë, në mënyrë që të lëvizni drejt një dashurisë së re. 

(Kosova Sot)