Çka preferojnë yjet në lidhje me tretmanin për fytyrë

  • 23 October 2018 - 08:49
Çka preferojnë yjet në lidhje me tretmanin për fytyrë

Kur flitet për femrat e famshme, tani ka kohë që e kemi të qartë se, pamja e tyre e përkryer në qilimin e kuq, është rezultat i tretmanëve më të mirë të mundshëm, si për trup, po ashtu edhe për fytyrë. Edhe pse të përkryera, kjo nuk d.m.th. se të famshmet nuk shërbehen me të njëjtat metoda natyrore, të cilat i përmendim dhe i preferojmë ne. Ja cilët janë tretmanët më të preferuar të disa prej tyre.

KENDALL JENNER Kjo modele e famshme, kur bëhet fjalë për lëkurën e fytyrës, ka probleme me akne. Në lidhje me këtë, ajo preferon një tretman tërësisht natyror, të cilin e përdorë rregullisht. Përbërësit: o 1 lugë lëng limoni o 1 lugë sodë të bukës o 1 lugë mjaltë Pasi që të përzieni të gjithë përbërësit, masën duhet vendosur në vendet që janë problematike, sa iu përket akneve dhe të lihet maska që të veprojë gjatë natës. Ky tretman mund të përsëritet disa herë gjatë javës. Soda e bukës ka veti antiinflamatore, derisa mjalti e ushqen dhe e hidraton lëkurën. 

PRIYANKA CHOPRA Kjo aktore e njohur preferon piling natyror për buzë. Përbërësit: o 1 lugë e vogël kripë të trashë të detit o 2-3 pika glicerinë të pastër o disa pika ujë të rëndomtë Pasi që përbërësit të përzihen, përfitohet një piling natyror me të cilin mund të trajtohen buzët, sa herë që të ketë nevojë. Më së miri është që masën ta vendosim me gishta dhe ta fërkojmë lehtë me lëvizje rrethore, për disa minuta.

VICTORIA BECKHAM Natyrisht, kur flitet për Victoria Beckham, nuk na befason fakti që preferenca e saj ka të bëjë me një maskë "anti-age" për fytyrë. Përbërësit: o 1 Avokado o 1 Kajsi Të dy pemët duhen qëruar dhe ndrydhur, prandaj përzgjedhni pemë të buta. Pasi që të fitohet një masë kompakte, atë duhet vënë në fytyrë para gjumit dhe të lihet që të veprojë për 15 minuta, ku m pas duhet shpëlarë me ujë të vakët. Edhe avokado, po ashtu edhe kajsia, kanë veti antioksiduese, me çka parandalohet paraqitja e rrudhave.

EMMA STONE Dhe, në fund, bukuroshja Emma Stone zbulon sekretin e saj kur flitet për pamjen rinore të fytyrës. Vaji i avokados është i përkryer për heqjen e grimit, si dhe për hidratim, e kur flitet për sigurimin e lagështisë së lëkurës, rezultat të shkëlqyeshëm ka treguar edhe lëngu i rrushit, i cili përmban substanca ushqyese dhe vitamina. 

(Kosova Sot)