Kombinimi xhins me xhins, trend apo ‘gabim’? E zbulon Victoria Beckham

  • 23 October 2018 - 12:04
Kombinimi xhins me xhins, trend apo ‘gabim’? E zbulon Victoria Beckham

Materiali xhins nuk del asnjëherë nga moda. Ai shkon thuajse me gjithçka dhe ju bën të dukeni bukur pa e vrarë shumë mendjen. Në stinën e vjeshtës xhinsi është mbizotërues dhe shpesh jemi mësuar ta shohim të kombinuar me material lëkure, pulovra të leshta apo edhe t-shirt të thjeshtë.

Një kombinim i cili mendohet dy herë, është ai i xhinsit me xhins. Ndoshta mund t’ju ketë ndodhur që t’i bëni vetes pyetjen nëse do guxonit t’i vishnit ose jo. Përgjigjen e gjeni tek koleksioni i vjeshtës që ka prezantuar Victoria Beckham. Në veshjet e biznesmenes shihet se ky kombinim është shumë i përhapur. Mjafton që të keni një detaj për të bërë thyerjen e ngjyrave dhe do të dukeni shumë bukur.

 

 
(Kosova Sot)