Si të trajtoni acarimet e skalpit të kokës në kushte shtëpie

  • 08 November 2018 - 16:33
Si të trajtoni acarimet e skalpit të kokës në kushte shtëpie

Acarimet e skalpit janë të shpeshta dhe asnjëherë nuk e kuptojmë tamam se çfarë i shkakton, por është një problem që mund të zgjidhet nëse përdoren ingredientët e duhur. Edhe në kushte shtëpie për acarimet dhe kruarjet ka zgjidhje.

Lëngu i limonit

Limoni është antibakterial dhe vepron shpejt. Merrni një limon të madh dhe lëngun e tij me anë të pambukut aplikojeni në skalpin e kokës. Mbajeni për 10-15 minuta dhe lajeni me ujë. Aplikojeni si metodë 2 herë në javë dhe shumë shpejt do vini re ndryshim.

Vaj kokosi

Ngrohe vajin e kokosit që të shkrijë dhe aplikoje duke e masazhuar në skalpin e kokës. Mbaje për aq kohë sa mundesh dhe laje kokën me shampo.

Sodë

Merr sodë buke, 2 ose 3 lugë dhe trete në ujë. Aplikoje pastën e formuar tek skalpi dhe lëre për 10-15 minuta, më pas shpërlaje.

 

(Kosova Sot)