Ngjyrat e flokut që secila do t'i kërkojë në vitin 2019 - Femra - Kosova Sot
Ngjyrat e flokut që secila do t

Ngjyrat e flokut që secila do t'i kërkojë në vitin 2019

TË SPIKATURA DHE TË NËNTËDHJETAT

Me gjasë keni pritur kthimin e modës së viteve të nëntëdhjeta, por si do të ndiheshit për një kthim të flokut nga dekada e kaluar? Diana Gallegos, stiliste dhe eksperte e flokut e "Twist, Cut, Extend" në San Francisko, ka konfirmuar kthimin për "The List", duke thënë, "Viti 2019 do të duket pak a shumë sikurse vitet e nëntëdhjeta". Megjithëse floku i drejtë 'qiri' dhe stilet e tjera me shkëlqim do të depërtojnë në vitin 2019, nuk janë vetëm stilet e flokut që do t'i imitojnë vitet e nëntëdhjeta. "Ngjyrat e flokut në vitin 2019 do të jenë po aq të spikatura dhe të guximshme [edhe shkurtimi i flokut] me flokun e ngjyrosur me ngjyrë të zezë, biondina shumë të bardha dhe të kuqe përrallore. Mos shkoni më larg dhe shikoni "The Spice Girls". Victoria Beckham, Emma Bunton dhe Geri Halliwell.

Image

 

NGJYRA E FLOKUT ME TË CILËN KENI LINDUR

Kombinimet e ylberit do të varen diku në vitin që po vjen, po, por kjo nuk do të thotë se nuancat natyrale do të zhduken. Fred Connors, stilist dhe pronar i "FRED.nyc", e ka pranuar, "Ekzistojnë shumë trendë për të cilët kam shpresuar se do të harrohen, por ende po i shohim nëpër rrugët tona. Floku 'njëbrirëshi', ende është këtu". Përderisa janë ende në trend, Connors rekomandon "ngjyra që duken thuajse janë krijuar nga vet natyra " ose "floku me të cilin keni lindur". Natyrisht, kjo nuk do të thotë se floku juaj do të përfundojë me një dukje të mërzitshme. Me ngjyrat si "të kafenjta të pasura të thella, biondina të akullta nordik, lajthi dhe të kuqe rrezatuese" floku juaj do të lërë gjurm.

Image

 

BRUNET, SAJIM I FTOHTË

Stilisti e yjeve, eksperti për ngjyrosjen e flokut, pronari i "The Salon Project", dhe eksperti i përgjithshëm Joel Warren, për "The List" ka thënë se ngjyrat që vijnë si një inspirim nga kafeja do të jenë sidomos popullor në vitin 2019 - sidomos gjatë pranverës. Vijnë me vitin e ri. Nuance e pasur me ngjyrë të kafesë është po ashtu e mahnitshme për vjeshtë nëse dëshironi të jeni një hap pranë trendëve të vitit që po vjen. Stiisti sugjeron që të përcaktoheni për një dukje të ngjashme si "café au lait". Kjo nuance e butë, pothuajse gështenjë, do të jetë në trend. Nuk mund të gjeni diçka më të hijshme se kaq.

Image

 

INSPIRIMI NGA PATËLLXHANI

Nëse dëshironi që të mbuloni disa nga pjesët e dëmtuara të flokut që kanë ndodhur në vitin që po lëmë prapa, vetëm cilën ngjyrë të errët duhet përzgjedhur? Para se të mendoni se jeni të kufizuar në vetëm një nuance ngjyrë kafeje, le t'ju zbulojmë se çfarë thotë kryevepra dhe stilistja Connie Mitchell, për risinë më 2019. Në ngjyrat e vitit 2019, ajo sugjeron të shikoni për -patëllxhanin - që është një nuance gjithçka, pos se nuk është e mërzitshme,.

Image

 

SHTIMI I "TONEVE TË NDRYSHME"

"Marie Claire Australia" ka biseduar me Deeann Watt, pronarin e sallonit "Watt Style" në Kuinslend, Australi dhe fitues të çmimit "2018 L'Oréal Professionnel Colour Trophy Marie Claire Reader's Choice Award", për të pritur se cilat ngjyra do të jenë në trend në vitin 2019 dhe çfarë duhet të presim - sidomos në verë. "Disa nga trendët e mëdhenj të ngjyrave do të janë në nuance të biondes. Brunet gështenjë do të jenë këtu gjithashtu", ka zbuluar Watt. Eksperti i flokut ka shtuar se, "Biondinat mund ta ndryshojnë dukjen e tyre me tone të ndryshme të flokut. Livanda dhe vjollce e artë do të jenë popullore gjatë verës. Flokëkuqet dhe brunet mund të shtojnë disa nuance gështenje.

Image

 

BIONDINAT KREM

Biondinat platine ndoshta mundet të qëndrojë anash, por një nuance tjetër e biondinave përfundimisht do të jetë rivali i tyre. Cynthia Diersen, pjesëtare kreative e ekipit të "CHI Hair Care" për "The List", ka thënë se biondinat e vitit 2019 do të kenë një rifreskim. "Biondinat e akullta do ta fillojnë tranzicionin në opsionin e tyre të shëndetshëm -"Golden Blonde"". E floku juaj do t'ju falënderojë për këtë ndryshim. "Nëse dëshironi që floku juaj biond të shkëlqejë, lini disa tone të arta në flokë që floku të jetë më i shëndetshëm dhe të ketë shkëlqim më rrezatues".

Image

 

 

 

(Kosova Sot)

8 orë e 21 minuta më parë
18/11/18