Pantallonat që krejt papritur u shndërruan në trendin kryesor

  • 14 November 2018 - 17:10
Pantallonat që krejt papritur u shndërruan në trendin kryesor

Një pjesë e gardërobës që është universale dhe e rehatshme për secilin rast, e me vetë këtë edhe si pjesë e pashmangshme e koleksioneve pranverore, verore, vjeshtore dhe dimërore. Kësaj radhe bëhet fjalë për trendin që sipas të gjitha gjasave do të pushtojë sezonin vjeshtë/dimër, e me gjasë do të jetë në skenën e modës edhe gjatë vitit që po vjen. Derisa pantallonat, siç e thamë, aplikohen në të gjitha rastet -nga ato ditore deri te formale dhe në punë, ky model sidomos ka tërhequr vëmendje. Se për cilët lloje të pantallonave bëhet fjalë, kuptojeni në vazhdim të tekstit. Beli shumë i thellë, me rrip të theksuar në lidhje, me këmbë të gjera -që zgjerohen në formë të ziles apo versione të tjera -nga të lehtë dhe me shkëlqim, këto janë modelet e pantallonave që po i shikojmë kudo. Ajo që na pëlqen sidomos është se në varësi nga materiali, këto pantallona variojnë nga stili i lehtë deri tek ai elegant, dhe me vete mbajnë një dozë elegance. Sidomos theksohen modelet që përfundimisht i përshtaten figurës së femrës. 

Image

Të lehta dhe nga materiali me shkëlqim të madh, dhe siç e kemi thënë me bel të thellë dhe me rrip - mund t'i paramendojmë në variantin e kohës së ngrohtë, por gjithsesi hatashëm mund të kombinohen edhe gjatë stinës së vjeshtës dhe të dimrit. Sidomos theksohen pantallonat kur kombinohen me ngjyra të zjarrta dhe modele të lehta. E për ta plotësuar stilin tuaj, kombinimit ia shtoni edhe këpucët e rrafshëta dhe do të jeni e relaksuar, elegante dhe shik. 

Image
Image

Beli i thellë dhe pantallonat e gjera te këmba tingëllojnë mënyrë ideale edhe si pjesë e stilit të punës, sidomos kur bëhet fjalë për materiale të mira që nuk rrudhosen, e ngjyrat pastele janë të përshtatshme për këtë stinë. Përzgjidhni këpucët tuaja të preferuara dhe një këmishë klasike me ngjyrë të bardhë dhe jeni e gatshme për të shkëlqyer. 

Image

Tash material krejt ndryshe - stof leshi dhe dezenët me kuleç, që sidomos janë në trend, dhe varianti i pantallonave të shkurtuar në 5/6. Me ta lirisht mund të kombinoni këpucë të rrafshëta, çizme të shkurtra - që duken unike, e sa i përket pjesës së sipërme të gardërobës - xhemperë, bluza dhe këmisha, natyrisht pallto dhe xhaketë.

Image

 

 

(Kosova Sot)