Arsyet pse nuk po humbni në peshë: Trajnerja nga Australia ndan hapat e thjeshtë për të shkrirë yndyrën

  • 15 November 2018 - 15:52
Arsyet pse nuk po humbni në peshë: Trajnerja nga Australia ndan hapat e thjeshtë për të shkrirë yndyrën

Ajo është një yll fitnesi nga Australia, e cila njihet për punën e saj të madhe dhe për forma të hatashme. Tani, Sophie Allen, 29 vjeçe, ka zbuluar sekretin se si ajo shkrin yndyrat kokëfortë -dhe thotë se nuk ka të bëjë vetëm me ushtrimet. 'E di sa frustruese është të ndiheni sikur bëni gjithçka si duhet për disa arsye, e nuk ju afroheni qëllimeve tuaja për humbjen e dhjamit', ka shkruar Sophie në një postim në "Instagram" .

Image

'Mënyra më e mirë (për të siguruar deficit kalorik) është që këto dy gjëra t'i bashkoni', ka thënë ajo në një video në kanalin "YouTube". 'Uleni sasinë e ushqimit që hani dhe ngadalë shtoni që jeni duke ushtruar, në mënyrë që të siguroni një deficit kalorik'. Trajnerja nga Sidnej po ashtu ka thënë se gjumi cilësor ishte 'super i rëndësishëm'. Këshilla e saj është që çdo natë të shkoni në shtrat në kohën e njëjtë dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo mëngjes, kjo ndikon që urinë dhe hormonet yndyrore tuaja t'i mbani në ekuilibër. Ajo ka shpjeguar se kur gjumi nuk bëhet në mënyrën e duhur, trupi prodhon shumë hormone të urisë të quajtura "ghrelin".

Image

Gjumi i rehatshëm nga ana tjetër, ajo thotë se ndihmon në sigurimin e leptinës, hormon që ndërlidhet me shpenzimin e energjisë, që prodhohet në sasi të mjaftueshme. Në këtë mënyrë, truri pranon shenja se 'termostati i energjisë' është vendosur si duhet. 'Nëse flini vetëm disa orë, niveli i ghrelin-ës rritet derisa leptina zvogëlohet. Kjo do të thotë se do të ndiheni më të uritur dhe më pak të ngopur nga ushqimi që e konsumoni'. Sikurse ushqimi dhe gjumi, ylli 29 vjeç po ashtu ka potencuar se si hormoni i stresit, kortizoli, nevojitet për menaxhimin e humbjen e yndyrës. Ajo ka thënë se në rrethana normale, trupi duhet të zgjohet me sasi të ekuilibruara të kortizolit, i cili më pas gjatë ditës duhet të pakësohet. Por, mënyra e jetesës do të thotë se trupi shpesh i ekspozohet sasisë së tepërt të stresit e kjo ndikon në trup në mënyrë negative, kryesisht përmes ndjeshmërisë në insulinë. Insulina është hormon që promovon ruajtjen e yndyrës dhe parandalon mundësinë për të shkrirë yndyrën.

Image

 

Duke mbajtur nivelin e insulinës ulët, kjo lejon që trupi të shkrijë yndyrën në mënyrën e duhur. Pos mënyrës së jetesës që duhet përcjellë, ajo rekomandon që të përcillni edhe rezultatet dhe këshillon disa mënyra për ta bërë këtë. 'Para se të filloni me ndalimin e disa ushqimeve, rregullojeni trupin', rekomandon ajo. Sophie ka thënë se gjithmonë ishte një opsion për përcjelljen e procesit përmes peshores, një masë tjetër duke bërë foto. 'Fotografitë në fakt janë shumë të rëndësishme, mund të ndiheni se vërtet nuk jeni duke bërë përparim derisa fotot flasin shumë. E shihni trupin tuaj për çdo ditë dhe është e vështirë t'i vëreni dallimet e vogla. Pra, fotot dhe mënyra si ju rrinë rrobat janë indikatorë të mirë se sa po përcillni procesin dhe përparimin e humbjes në peshë".

 

(Kosova Sot)