Pantallonat e vjeshtës, që mund të vishen në të gjitha rastet

  • 16 November 2018 - 08:10
Pantallonat e vjeshtës, që mund të vishen në të gjitha rastet

Vjeshta sjell më shumë trendë të rinj që mundohen të kapërcejnë në plan të parë dhe të gjenden edhe në dollapët tona. Por, janë vetëm detajet më të theksuar që sjellin paralajmërimin e trendit të vitit, e pikërisht një i tillë po dallohet nëpër rrugët e metropoleve botërore. Bëhet fjalë për detajet me katrorë që në mënyrë ideale përshtaten në modën e vjeshtës, e aktualisht më popullori është në pantallona. Edhe pse shumica kanë filluar të përcjellin hitet më të mëdha të modës këtë vjeshtë, lajm i mirë është se katrorët kurrë nuk dalin nga moda. Vjeshtën e kaluar janë veshur si pjesë e smokingut, në komplet me pallto me katrorë, e tashmë bukuroshet nga interneti i kombinojnë edhe me pjesë të tjera dhe me këtë kanë dëshmuar se bëhet fjalë për pantallonat e gjithanshëm që secilin kombinim e vendosin në një nivel tjetër. E, pos se veshjen e bëjnë më interesante, mirë përshtaten edhe me stile të ndryshme dhe kalojnë për të gjitha rastet - nga ato të lehta deri te ato të punës dhe ato festive, me rëndësi të dini si t'i kombinoni. Sa i përket modelit të pantallonave, nuk ka shumë rëndësi, që po ashtu është lajm i mirë se mund t'ia përshtatni figurës tuaj, por nëse dëshironi të jeni në hap me trendët, përcaktohuni me modelin te këmbët e gjera. Ka shumë përparësi me pantallonat me katrorë, që është bërë si trendët më të përcjellë të sezonit, e nëse ju mungon ideja për kombinimin e tyre, nëpër rrjetet shoqërore do të gjeni shumë, sepse janë pushtuar me to.

(Kosova Sot)