Ja si mund t'i bëni sytë tuaj që të duken më të mëdhenj

  • 17 November 2018 - 08:17
Ja si mund t'i bëni sytë tuaj që të duken më të mëdhenj

Kur femrat kanë sy të vegjël, atëherë tërë grimi duhet të përshtatet me këtë fakt. Për fat të mirë, ka mënyra sesi sytë e vegjël të bëhen që vizualisht të duken më të mëdhenj sesa që janë në të vërtetë HAPI I PARË: BLIJENI NJË LAPS ME NUANCË NEUTRALE Nuk shërbejnë të gjithë lapsat kozmetikë vetëm për vizatimin e vijës mbi kapak të syve. Ata me ton ngjyrë lëkure munden ta hapin shikimin tuaj dhe t'i bëjnë sytë që të duken më të mëdhenj. Merreni një laps kozmetik për sy, me nuancë neutrale dhe, me të, vizatojeni vijën e brendshme të kapakut të poshtëm. Efekti do të jetë menjëherë i dukshëm. HAPI I DYTË: FËRKONI - NJOLLOSNI Nuk duhet që të gjitha linjat në sy të jenë të vizatuara me precizitet. Nëse keni sy më të vegjël, atëherë do të jetë e mirëseardhur fërkimi, apo njollosja e linjës së lapsit. Ja si ta arrini efektin më të mirë - kufizojeni me laps kapakun e poshtëm saktësisht mbi vijën e rritjes së qerpikëve, e më pas fërkojeni pak linjën në këndet e jashtme të syve. Menjëherë sytë do të duken më të mëdhenj. HAPI 3: HIJESIMI Në vend të linjës së definuar me laps, apo me tush, e cila mundet që sytë t'i bëjë të duken edhe më të vegjël sesa që janë, kufizoni ata me hije. Provojeni këtë trik - lageni brushën me të cilën e vendosni hijen kozmetike dhe vendoseni ashtu sikur do ta vendosnit lapsin, apo tushin. Ngjyra më e mirë për këtë efekt është e kafenjta, që paraqet një përzgjedhje shumë më të mirë sesa e zeza. 

(Kosova Sot)