A lejohen gjatë dimrit nuancat e bronzta?

  • 24 December 2019 - 09:33
A lejohen gjatë dimrit nuancat e bronzta?

Me rastin e blerjes së bronzuesit, gjithmonë zgjidhni atë që maksimumi për dy nuanca është më i errët sesa ngjyra e lëkurës tuaj, në vend se ta merrni më të errëtin. Ky rregull sidomos vlen për ato femra që janë më pak të shkathëta. Ajo që mund të bëni, që është e lejuar të bëni është të merrni bazën/pudrën për një nuancë më të errët sesa ngjyra juaj e tenit. Kështu dallimi në ngjyrën e lëkurës dhe bronzuesit do të jetë më subtile. Personat që kanë nëntoke të ftohta do të duhej ta përzgjedhin bronzuesin që tërheqin nga ngjyra pink, e ata që kanë tone më të ngrohta do të jenë më të lumtur me dukjen e atyre që kanë nuancë më të bronztë dhe më të artë.

Për sa i përket cilësisë së vetë prodhimit, ka ndarje edhe sipas llojit të lëkurës, kështu që personave me lëkurë të yndyrshme dhe të përzier mirë u përshtatet bronzuesi pluhur/gur, derisa atyre me lëkurë të thatë bronzuesi i lëngshëm dhe krem. Bronzuesi pa shkëlqim duket mirë në të gjitha llojet e lëkurës, e nëse keni pore të zgjeruara, lëkurë të yndyrshme, shmangni bronzuesit që kanë shumë grimca me shkëlqim.

(Kosova Sot Online)