Këshilla bukurie për stinën e dimrit

  • 24 December 2019 - 11:19
Këshilla bukurie për stinën e dimrit

Ndiqni këto këshilla për kujdesin e lëkurës gjatë dimrit.

Gjatë stinës së dimrit, lëkura juaj thahet dhe ju duhet të bëni ca  ndryshime sa i përket kujdesit ndaj lëkurës dhe fytyrës suaj.

Rutina juaj nuk duhet të ndryshoj tërësisht, por duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi produkteve hidratuese që të siguroheni që lëkura juaja të mos të thahet dhe të shkëlqej, raporton “ETIMES”.

Siguroheni që të përdorni kremra hidratues dhe të butë, mos përdorni produkte të cilat ia thajnë lëkurën, sidomos makiazhi. Rekomandohet që gjatë stinës së dimrit të vendosni sa më pak produkte kozmetike, përndryshe lëkura juaj do të vuaj me pasoja. 

Nëse jeni tip që nuk mund të dilni jashtë pa makiazh atëherë siguroheni që të përdorni sherk të bazuar në vaj, shmangni produktet e bazuara në pudër për shkak se ato ua thajnë më shumë fytyrën gjatë dimrit.

Mos i harroni zbutësit për buzë, janë shoku juaj i ngushtë për gjatë stinës së dimrit. Sidomos nëse përdorni buzëkuq, gjithmonë vendosni zbutës për buzë dhe pastaj aplikoni buzëkuq.

(Kosova Sot Online)