Përdorimi i xhenxhefilit për rritjen më të shpejtë të flokëve

  • 26 November 2015 - 23:50
Përdorimi i xhenxhefilit për rritjen më të shpejtë të flokëve

Xhenxhefili është njëra nga bimët që tash e një kohë të gjatë përdoret nga njerëzimi, qoftë në ushqim, qoftë edhe si bimë mjekësore. Vetitë shëruese, që gjenden në xhenxhefil, kanë bërë që ai të përdoret në masë të madhe për trajtimin e problemeve të ndryshme. Sa i përket përdorimit në flokë, xhenxhefili në mënyrë krejtësisht natyrale stimulon qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës. Xhenxhefili përmban edhe zink, që ndikon në zbutjen e flokëve dhe lëkurës së kokës.

Image
Image

 

Stimuluesi i rritjes së flokëve

1 lugë gjelle xhenxhefil të grirë

1 lugë gjelle vaj jojoba

Përzieni të dy përbërësit dhe përzierjen e fituar aplikojeni në lëkurë të kokës. Bëjini masazh lëkurës së kokës me kujdes dhe lëreni përzierjen që ta kryejë punën e vet për tridhjetë minuta. Nëse ndiheni sikur koka juaj po nxehet, mos u brengosni sepse është krejtësisht normale. Përfundimisht, pastrojeni kokën me shampon, siç bëni zakonisht.

Image
Image

Spreji për flokë më të shëndoshë

Trajtojini majat e çara të flokëve dhe stimulojeni rritjen e tyre, duke përdorur këtë sprej natyral të flokëve, që përveçqë përshpejton rritjen e flokëve, bën që ata të kenë aromë më të këndshme. Për më tepër, ky sprej i bën flokët më të butë dhe i rigjallëron valëzimet dhe kaçurrelat.

Gjysmë luge çaji xhenxhefil të freskët të grirë

1 lugë gjelle vaj kokosi

120 gramë trangull i butë të copëtuar mirë

1 lugë çaji vaj borziloku

160 mililitra ujë

Hidhini të gjithë përbërësit në një shishe dhe tundeni mirë shishen, para se nëpërmjet shishes së sprejit ta hidhni në flokë. Kjo përzierje ju ndihmon që t’ua ktheni formën më të mirë flokëve tuaj.

Image

Përzierja e vajrave për masazh të lëkurës dhe flokëve

Për trajtimin e problemit të flokëve të hollë e të dobët, krijoni një vaj për t’i bërë masazh flokëve dhe lëkurës së kokës. Thjesht përzieni pjesë të barabarta të vajit të xhenxhefilit, jojobas dhe vajit të ullirit ose avokados dhe përzierjen e fituar aplikojeni në flokë, duke i bërë masazh lëkurës së kokës nëpërmjet lëvizjeve rrethore të pëllëmbës së dorës.

Image

(Kosova Sot)