Festat e fundvitit, shtatë ide për grim të përkryer

  • 28 November 2015 - 12:34
Festat e fundvitit, shtatë ide për grim të përkryer

Është afruar periudha e vitit, kur femrat mundohen që me grim ta arrijnë dukjen e tyre të përkryer. Kjo natyrisht ndodh për shkak të festave dhe ahengjeve, që organizohen me rastin e vitit të ri. Më poshtë jemi munduar që nëpërmjet disa ideve të grimit t’ju ndihmojmë të dukeni sa më bukur gjatë këtyre festave.

1. Buzët e kuqe

Njëra nga pjesët më të rëndësishme të grimit festiv është buzëkuqi me ngjyrë të kuqe të ndezur. Pa marrë parasysh se a jeni adhuruese e shkëlqimit, apo preferoni përdorimin e buzëkuqit me ngjyrë mat, buzët e kuqe tash e një kohë të gjatë janë pjesë e pandashme e grimit festiv dhe duket se do të vazhdojnë të jenë edhe për një kohë të gjatë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

2. Shkëlqimi

Aplikimi i shkëlqimit në sy është një tjetër aset i rëndësishëm, andaj është e rëndësishme që ta mos e përjashtoni nga rutina juaj e grimit. Aplikoni shkëlqyes në kapakë të syve, mollëza apo kudo që mendoni se është e përshtatshme ta vendosni. 

Image

3. Qerpikët e gjatë

Qerpikët e gjatë i shtojnë dramë dukjes suaj, andaj çdo femër në botë do të dëshironte të kishte qerpikë të gjatë, apo të paktën ta krijojë iluzionin e qerpikëve të gjatë. Aplikoni disa shtresa maskarë, pasi t’i keni dredhuar qerpikët, për të bërë që sytë tuaj të duken më të mëdhenj se zakonisht.

 

Image

4. Mollëzat ngjyrë vishnje

Asgjë nuk duket më bukur sesa mullëzat ngjyrë vishnje. Përdorni bujëkuq në formë kremi apo në formë pudre, varësisht prej lëkurës suaj, dhe përgatituni kështu për festat e gjata të fundvitit.

 

Image

5. Ngjyra e artë dhe e argjendtë

Përdorimi i ngjyrës së artë ose të argjendtë në kapakët apo në skajet e jashtme të syve është shndërruar në një lloj tradite, pasi që mund të shihet shpesh nëpër festat e vitit të ri. Duket se edhe ky vit nuk do të bëjë përjashtim sa i përket përdorimit të këtyre ngjyrave festive.

 

Image

6. Sytë “smokey

Gjithsesi, nëse keni më shumë kohë dhe dëshironi që të përgatiteni më ngadalë, mos hezitoni ta krijoni stilin e syve “smokey”. Përdorni ngjyrën tuaj të preferuar për të krijuar këtë stil të syve “smokey” dhe përfundimisht dukjes suaj shtojani edhe pak shkëlqim.

 

Image

7. Theksuesi

 

Përdorni theksuesin mbi mollëzat e faqeve dhe në pjesën e vetullave për të theksuar kështu pjesët që ju dëshironi të dallohen më së shumti në fytyrën tuaj. 

Image

(Kosova Sot)