15 pallto të mahnitshme dimërore për t’ju mbrojtur nga të ftohtët

  • 18 December 2015 - 18:06
15 pallto të mahnitshme dimërore për t’ju mbrojtur nga të ftohtët

Moti i ftohtë është duke u afruar shpejt dhe ju dëshironi të ndiheni ngrohtë, kështu që është koha të mendoni për palltot dimërore. Nëse dëshironi që të mos e ndieni të ftohtët dhe të mos e sakrifikoni stilin tuaj, është ide e mirë të blini një pallto klasike dhe me stil, të cilën mund ta vishni me gjithçka. Fatmirësisht zgjedhjet janë të shumta

E thjeshtë dhe neutrale

Ky është një nga stilet më të mira të palltove dimërore, pasi që është shumë i thjeshtë. Ngjyra e bën të lehtë të kombinohet me gjithçka që keni në dollap, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Flirtuoze

Ju do të jeni në qendër të vëmendjes kudo që shkoni nëse e vishni këtë pallto të bukur në mëngjes.

Paksa ‘retro’

Nëse dëshironi të ktheheni në kohë me stilin tuaj, mund ta vishni këtë pallto. Kontrasti mes ngjyrës rozë dhe të zezës është i mahnitshëm.

E kaltër e hapur

Kush nuk do të buzëqeshte kur ju sheh në një pallto të tillë të bukur. Ngjyra e kaltër është një nga të preferuarat e sezonit.

Kordelja e prapme

Ky detaj i vogël i jep kësaj palltoje pak personalitet. Ngjyra është gjithashtu e mrekullueshme dhe mund t’ju japë një ide se çka të zgjidhni për kohën e ftohtë.

E thjeshtë dhe e zezë

Sigurisht nuk ka asgjë të keqe zgjedhja e një palltoje tradicionale të zezë. Sidomos për ju që preferoni praktikën mbi stilin, kjo pallto është e ngrohtë dhe e bukur në të njëjtën kohë.

E kafenjtë dhe e zezë

Kombinimi i këtyre ngjyrave është shumë i mirë, pasi që mund të përshtatet me të gjitha rrobat tuaja. Palltoja e kafenjtë me pulla të zeza duket bukur.

Jaka e leshtë

Një jakë e leshtë i jep palltos një pamje më të këndshme dhe premton t’ju mbajë shumë ngrohtë kur e vishni atë.

Kopsat me nyja

Ky lloj i kopsave është shumë i këndshëm dhe shumë praktik kur vishni edhe dorëza në kohën e ftohtë dimërore.

Stili vajzëror

Ngjyra, dizajni dhe prerja e kësaj palltoje bashkohen në diçka që do të ishte në krye të listave tona të blerjes.

Me kapele

Nëse dëshironi që ta mbani borën larg flokëve tuaj, sigurohuni që të zgjidhni një pallto me kapele, si kjo që duket bukur dhe është praktike.

Palltoja me stil

Kush nuk do ta donte këtë? Secila femër sapo e sheh dëshiron ta ketë në dollapin e saj. Jo vetëm që e ka një ngjyrë unike, por ka edhe dizajn të mahnitshëm.

Xhaketa e thurur

Kjo lloj xhakete është shumë e ngrohtë dhe duket bukur me gjithçka që vishni. Pse të mos e zgjidhni një të tillë në kohë të dimrit.

Me detaje në shpinë

Kush thotë se xhaketa juaj duhet të jetë e thjeshtë dhe e mërzitshme në pjesën e pasme? Një zgjedhje e tillë mund t’ju bëjë të dukeni bukur edhe nga prapa.

E lidhur përpara   

Lidhja i jep kësaj palltoje një lloj pamje më femërore dhe ju mban ngrohtë në të njëjtën kohë.

(Kosova Sot)