5 këshilla për përdorim të pudrës gjatë dimrit

  • 07 February 2016 - 09:13
5 këshilla për përdorim të pudrës gjatë dimrit

E përdorni të njëjtën pudër edhe verës edhe dimrit? Gabim i madh! Temperaturat e ulëta gjatë muajve të dimrit e thajnë lëkurën tuaj dhe ajo madje fillon edhe të qërohet. Por, një ndryshim i thjeshtë, siç është përdorimi i pudrës, formula e së cilës është më e përshtatshme për ditë të ftohta, mund t’ju ndihmojë që të dukeni për mrekulli gjatë dimrit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Nuancat më të errëta

Lëkura bëhet më e ndritshme gjatë dimrit e kjo mund t’ju shtyjë që të zgjidhni pudër që është më e ndritshme. Megjithatë, gjatë dimrit më së miri është që të zgjidhni pudër që është për gjysmë nuance më e errët sesa lëkura juaj, sepse do t’i ndihmojë lëkurës suaj që të duket më e ngrohtë dhe më e butë.

Formulat me më shumë krem

Ato janë shumë të mira, sepse rrëshqasin lehtë përgjatë lëkurës dhe ju ndihmojë që të keni ngjyrë të njëtrajtshme të lëkurës së fytyrës. Zgjidhini ato që janë të lehta dhe që e hidratojnë lëkurën, sepse do t’ju ndihmojnë që t’i mbuloni krejtësisht rrudhat e imëta.

Hidratimi

Keni dëgjuar shumë herë se për lëkurë të bukur të fytyrës është i nevojshëm uji. Përveç konsumimit të mjaftueshëm të ujit gjatë secilës ditë, provojeni edhe kremin hidratues BB, i cili lëkurës suaj do t’ia ofrojë hidratimin e nevojshëm gjatë ditëve të ftohta.

Formulat me minerale

Femrat me lëkurë të yndyrshme më së shpeshti e shmangin përdorimin e pudrës së lëngët, nga frika se lëkura e tyre do të bëhet edhe më e yndyrshme. Zgjidhja? Pudra në bazë të mineraleve aplikohet si e lëngët, por thahet si ajo në formë pluhuri, duke e mbajtur lëkurën të hidratuar, por jo edhe të yndyrshme.

Faktori mbrojtës

Edhe pse është dimër, dielli ende mund të ketë ndikim të dëmshëm në lëkurën tuaj. Nëse gjatë ditëve të dimri zakonisht nuk e përdorni kremin me faktor mbrojtës, atëherë zgjidhje e mirë për ju është pudra e lëngët me faktor mbrojtës. Ajo është e lehtë, përshtatet shumë mirë me lëkurën dhe ndihmon në mbulimin e të gjitha mangësive, duke i dhënë lëkurës një dukje të mrekullueshme natyrale.

(Kosova Sot)