Këshillat më të mira të bukurisë të të gjitha kohërave

  • 01 May 2016 - 09:38
Këshillat më të mira të bukurisë të të gjitha kohërave

Kurseni kohë, para, por edhe nerva me këto këshilla të bukurisë, të cilat janë të vërtetuara dhe mund të themi se ia vlen që t’u kushtoni vëmendje

Bëjeni hijen më të qëndrueshme

Para aplikimit të hijes, kapakët i hijezoni me laps për sy me ngjyrë të hijes, që planifikoni ta përdorni, thotë Sir John, artisti i njohur i grimit. Baza e dylltë e saj do ta mbajë hijen dhe do ta intensifikojë ngjyrën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Image

Ringjalleni maskarën e tharë

Ia shtoni pesë pikë tretjeje të njelmët fiziologjike (ose lëng për thjerra), e tundni, e më pas e ngrohni shishen për 30 sekonda me tharëse flokësh, në mënyrë që të bashkohen përbërësit.

Image

Shmangini njollat nga llaku

Para heqjes së llakut (veçanërisht atij me ngjyrë të errët) i lyeni thonjtë me vaj për lëkurën rreth tyre. Kjo do ta krijojë një barrierë mbrojtëse, e cila do të parandalojë që llaku ta ngjyrosë lëkurën rreth thonjve, thotë Michelle Saunders, eksperte e manikyrit.

Image

Bëjeni nuancën tuaj të ngjyrës për buzë

Me hije për sy dhe vazelinë mund ta bëni ngjyrën tuaj të përkryer për buzë. Grimcojeni pak hije për sy me ngjyrën e dëshiruar, ia shtoni vazelinën dhe i përzini mirë përbërësit.

Image

Arrijeni një ‘smoky eyes’ të rregullt

Para se të filloni me aplikim të grimit, në pjesët nën sy i ngjitni garzat për trajtim të qeskave nën sy. Ato do ta presin secilën thërrime të hijes, e cila bie gjatë aplikimit, e njëkohësisht do ta hidratojnë lëkurën dhe do ta reduktojnë ënjtjen e pjesëve nën sy.

Image

Rriteni vëllimin e buzëve

Nëse keni krem për trajtim të zonës rreth syve, atëherë keni edhe mjet për rritje të vëllimit të buzëve. Këta kremra përmbajnë kryesisht thartirë, që është shumë e fuqishme, kur bëhet fjalë për mbushjen e linjave të imëta rreth syve, por edhe për rritje të buzëve.

Image

Rriteni dendësinë e flokëve

“Pudra keratine për flokë”, është pluhur i veçantë për ngjitje në flokë dhe për këtë arsye shumë floktarë e përdorin për rritje të vëllimit të flokëve të hollë, por edhe për mbulim në formë të rritjes jo të njëtrajtshme në pjesë të caktuara të kokës. Aplikojeni në vende ku i keni më të rrallë flokët dhe me një brushë të butë e shpërndani nëpër kokë.

Image

 

Valëzojini flokët për vetëm 60 sekonda

I bëni katër gërsheta të thjeshta (dy para, dy mbrapa), e më pas përgjatë tyre kaloni me hekur për flokë. Kur të ftohen flokët, i zgjidhni gërshetat, i spërkatni me spërkatës të njelmët dhe më pas i shprishni me gishtërinj.

Image

Hijezojeni fytyrën

 “Ngrini” mollëzat me ngjyrë për faqe me ngjyrë të lëkurës (jo bronzues) për disa nuanca më të errët sesa lëkura juaj. Për dallim nga bronzuesi, kjo ngjyrë për faqe nuk ka nën-ton të portokalltë dhe krijon një iluzion më bindës të thellësisë, kështu që kornizat dhe lëkura e fytyrës duken më natyrale.

Image

Pastrojini shpejt brushat e grimit

Harrojini mjetet e shtrenjta për pastrim dhe një herë në javë në një enë me ujë të vakët, në të cilin më parë keni aplikuar sapun kundër baktereve, i qitni pajisjet tuaja për aplikim të grimit. I shpëlani më pas brushat me ujë të ftohtë dhe i vendosni në skaj të tavolinë, në mënyrë që qimet të mos preken.

Image

Të kuqtë para pudrës

Nëse dëshironi që të shmangni faqe tepër të theksuara, aplikojeni të kuqtë në lëkurë të pastër, e më pas mbi të pudrën. Kështu do ta arrini një shkëlqim delikat dhe të kuq  shumë të theksuar, thotë Victor Cembellin, artist i grimit.

Image

Kapëse për flokë që nuk rrëshqasin

Para se t’i qitni në flokë, kapëset i spërkatni me një sasi më të madhe të llakut për flokë. Kështu ato nuk do të rrëshqasin, ndërsa modeli i flokëve tuaj do të qëndrojë më gjatë në vendin e duhur.

Image

 

(Kosova Sot)