Konstrukti trupor dikton stilin!

  • 06 May 2016 - 11:57
Konstrukti trupor dikton stilin!

Zbuloni se çfarë konstrukti trupor keni, e ne ju tregojmë se si të visheni

Theksoni atë që ju pëlqen te vetja, duke maskuar ato pjesë me të cilat nuk jeni të kënaqur

Konstrukti trupor A

Nëse keni supe të ngushta, kofshë të gjera, bel të definuar, këmbë me muskuj, atëherë keni konstrukt si të dardhës, apo konstrukt trupor A

Atuja juaj është dekolteja, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Theksojeni pjesën e epërme të trupit. Juve ju rrinë mirë rrobat e poshtme, të errëta, në kombinim me bluza më të ndritshme. Dizajnët e ndryshëm do ta tërheqin vëmendjen te pjesa e epërme e trupit. Theksojeni belin me rrip. Vishni funde të modeleve A, me gjatësi deri nën gjunjë, si dhe fustane me pjesën e poshtme që vjen duke u zgjeruar.

Sa iu përket këpucëve, duhet të bartni këpucë ngjyrë lëkure, meqë kështu këmbët ju duken më të gjata dhe më të ngushta.

Kur flitet për stolitë, theksin duhet vënë te pjesët e epërme. Qaforet e shkurtra, që bien në sy, janë ideale për ju.

Konstrukti trupor O

Nëse keni supe të gjera, më të gjera se kofshët, gjinj mesatarë, apo të mëdhenj, bel të rrafshët, si dhe bark të madh, këmbë të holla dhe ije të ngushta, atëherë ju keni konstrukt trupor O.

Këmbët le të jenë në plan të parë. Bëjeni trupin që t’ju duket më i gjatë.

Bartni bluza me ngjyrë të errët, me gjatësi nën mesin e trupit, që ta bëni atë të duket më i gjatë. Meqë keni këmbë të holla dhe ije të ngushta, mirë ju rrinë llojet e ndryshme të pantallonave si dhe modelet pa bel.

Mirë ju rrinë modelet që krijojnë përshtypjen e dimensioneve në pjesën e poshtme të trupit, për çka duhet të përcaktoheni për funde të ngushtë, e mund t’i provoni edhe ata në formë të shkronjës A.
Kur flitet për këpucët, atëherë sandalet me ngjyrë të theksuar dhe me taka të larta e tërheqin vëmendjen nga pjesa e epërme e trupit.

Stolitë kanë rëndësi për ju. Ju rrinë mirë vathët, byzylykët dhe zinxhirët e hollë e të gjatë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Konstrukti trupor H

Nëse keni bel të padefinuar, gjinj të vegjël dhe gjerësi të njëjtë të supeve dhe ijëve, atëherë keni konstrukt trupor djaloshar, apo H.

Ky konstrukt është më shumë i pranishëm te manekinet.

Përdoreni parimin “ngushtë dhe voluminoz”. Pantallonat e ngushtë theksojnë këmbët e gjata, e fustanet e ‘prerë’ në bel, me pjesën e gjerë të poshtme, japin iluzionin e dimensioneve. Modelet me palë janë kombinim fitues për ju, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për bluzat, apo fustanet. Bartni bluza të gjera me prerje asimetrike.

Kur flitet për këpucët, ato me thembër ortopedike iu përshtaten shumicës së femrave, duke iu dhënë pak edhe pak vëllim atyre.

Konstrukti trupor X

Ijët dhe supet me gjerësi të njëjtë, beli i hollë dhe mirë i definuar. Rrobat e qepura si duhet mund t’ju bëjnë që të dukeni për mrekulli.

Theksojeni siluetën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dimensionet mund t’i theksoni me gardërobë dhe ta theksoni belin e ngushtë. Për ju janë të përshtatshme modelet nga materialet e buta, që kanë një ‘rënie’ të bukur. Bartni fustane me bel të theksuar, me gjatësi deri në gjunjë, me qëllim që t’i theksoni këmbët. Nëse keni gjinj të mëdhenj, atëherë vishni rroba me hapje V apo ovale. Rripi në bel është aleati juaj i modës.

Këpucët me gishta të haptë përshtaten me pamjen tuaj femërore.

(Kosova Sot)