description

Pemët dhe perimet e freskëta ju mbrojnë prej dehidrimit

Publikuar: E premte 22 Qershor 2012, 23:01 0 Komente

Të nxehtit ngarkon organizmin tonë, prandaj gjatë kësaj periudhe kohore kujdesuni më shumë për mënyrën se si ushqeheni për të shmangur dehidrimin që sjell deri tek rënia e shtypjes së gjakut dhe plogështia e përgjithshme. Në mënyrë që organizmi sa më lehtë ta përballojë të nxehtit, mos e ngarkoni stomakun me ushqim të rëndë, por menynë tuaj përforcojeni me artikujt sezonalë, të cilët do t'ju sigurojnë vitaminat dhe mineralet e nevojshme. Ngërçet në muskuj, sidomos në këmbë, rënia e shtypjes së gjakut, marramendja dhe humbja e ndjenjave janë simptomat e qarta të dehidrimit. Prandaj, pemët dhe perimet, janë artikujt e çmuar, sepse posedojnë një sasi të madhe të ujit që parandalon dehidrimin. Pra, përdorni sa më shumë pemë dhe perime si sallatë të gjelbër, tranguj, qershi, mollë, pjeshka, sepse përveç që kompensojnë lëngjet e humbura gjatë djersitjes, janë po ashtu të pasura me vitamina dhe minerale.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve