Robbie Williams vjen me këngë të re

  • 01 October 2016 - 22:06
Robbie Williams vjen me këngë të re

Këngëtari i njohur, por kontrovers, britanik, Robbie Williams, ka publikuar këngën e tij të re, që mban titullin “Party Like a Russian”, apo në përkthim të lirë, “Festo si një rus”. Kjo është kënga e parë e albumit të ardhshëm të këngëtarit, që do të vijë me titullin “The Heavy Entertainment Show”. Në këtë këngë mund të dëgjohen edhe pjesë muzikore, të kompozuara nga kompozitori Sergej Prokofiev, “Vallëzimi i kalorësve”, që është pjesë e baletit të tij, “Romeo dhe Xhuljeta”,transmeton gazeta Kosova Sot.

“Pjesa më e madhe e pjesëtarëve të popullit tim e mendon një gjë të tillë, por nuk ka ndejë sikur që është ndeja ruse”, thotë këngëtari.

Albumi i 11-të i studios, i këngëtarit Robbie Williams, do të publikohet më 4 nëntor.

(Kosova Sot)