Adhuruesit zemërgjerë të muzikës klasike

  • 01 October 2016 - 22:15
Adhuruesit zemërgjerë të muzikës klasike

Institucioni elitar kulturor i Kanadasë, Qendra artistike kombëtare në Otavë (NAC), është më e pasur për 23 milionë dollarë, aq sa kanë dhuruar adhuruesit e pasur të muzikës klasike, baletit, teatrit dhe llojeve të tjera të artit. Paratë janë mbledhur në kampanjën, e cila ende është në zhvillim e sipër dhe është e para e këtij lloji në historinë gati 50 vjeçare të historisë së NAC-it. Vetëm një donatore nga Uinipegu ka dhuruar 5 milionë dollarë,transmeton gazeta Kosova Sot. Bëhet fjalë për Gail Asper, e cila është bashkëpronare e perandorisë mediatike "Global" dhe është guvernatore e Universitetit hebre në Jerusalem. Kjo kampanjë është dhuratë për të gjithë artistët në Kanada dhe një investim i qëllimshëm në krijimtari, me rastin e përvjetorit të 150-të të konfederatës kanadeze.

(Kosova Sot)