Woody Allen debuton në televizion

  • 01 October 2016 - 22:22
Woody Allen debuton në televizion

Projekti i parë televiziv i aktorit dhe regjisorit me famë botërore, Woody Allen, seria me gjashtë pjesë, “Crisis in Six Scenes”, ka filluar që të jepet në kanalin "Amazon", por kritikët që kanë pasur rastin ta shohin atë, nuk janë edhe aq të entuziazmuar,transmeton gazeta Kosova Sot

Woody Allen luan rolin e një skenaristi neurotik, Sidney Mansinger. Bashkë me gruan Kay (Elain May), këshilltaren martesore Sidney, ai bën një jetë të qetë në periferi të Nju-Jorkut gjatë viteve 1960, në kulmin e revolucionit social.

Këto dy botë vijnë në konflikt me ardhjen e “fëmijës së luleve” Lenny (Miley Cyrus), e cila është në arrati, meqë kishte shtënë mbi rojën e burgut. Të gjitha tendosjet ideologjike janë lënë anash, për shkak të humorit të pasherr.

(Kosova Sot)