Si Marilyn Monroe kishte ikur nga Los Anxhelosi për jetë të re në Nju Jork

  • 09 January 2017 - 08:50
Si Marilyn Monroe kishte ikur nga Los Anxhelosi për jetë të re në Nju Jork

Kur Monroe kishte zbuluar Bruklinin, Arthur Miller, iu bë Nirvana e saj 'shtëpia e saj e vërtetë.

Kjo ishte mundësia për të cilin ajo me dëshpërim po e kërkonte', shkruan Winder në "Marilyn in Manhattan: Her Year of Joy", që do të publikohet nga "Flatiron Books" në mars.

Një grua me emrin Zelda Zonk ishte në bordin e fluturimit të fundit nga Los Anxhelosi për në Nju Jork, në nëntor të vitit 1954, e mbështjellë me pallto dhe një palë syze "RayBan Wayfarer" dhe një paruke të zezë të shkurtë. Po thithte duhan dhe kafshonte thonjtë derisa ishte e sigurt në ajër kur kishte hequr parukën duke zbuluar kaçurrelet e verdha. Ishte Marilyn Monroe, atëherë 28 vjeçe, në rrugë për Nju Jork, së bashku me fotografin e revistës "Look" Milton Greene, shkruan Elizabeth Winder në librin e saj "Marilyn in Manhattan: Her Year of Joy". Ajo porsa kishte lënë prapa martesën me legjendën e bejsbollit Joe DiMaggio. Ajo po ndiqte ëndrrën, që të ikte në Hollivud dhe të bëhej aktore. Monroe ra në dashuri me qytetin dhe ishte mundësia e saj e fundit ta shmangte kthimin në Los Anxhelos. Ishte në lidhje me Marlon Brando, luftonte me jastëk me Truman Capote dhe kishte pirë me Frank Sinatra-n. Lee Strasberg i kishte ndihmuar të bëhej aktore. 'Kjo ishte mundësia për të cilin ajo me dëshpërim po e kërkonte' shkruan Winder në "Marilyn in Manhattan: Her Year of Joy", që do të publikohet nga "Flatiron Books", këtë mars. 

Ajo kishte bërë 21 filma, ishte paraqitur në ballinën e 300 revistave dhe ka fituar tre "Golden Globes" Kur Monroe kishte zbuluar Bruklinin, Arthur Miller, iu bë Nirvana e saj 'shtëpia e saj e vërtetë'. 'Ky është vendi im më i preferuar në botë' kishte thënë Monroe. 'Unë nuk kam udhëtuar shumë, por nuk besoj se do ta gjej një vend që do ta zëvendësonte Bruklinin. Janë njerëzit dhe atmosfera. Thjeshtë më pëlqen'. Që nga momenti kur Monroe kishte ateruar në aeroportin e Nju-Jorkut "Idlewild Airport", tani quhet "John F Kennedy International Airport", dukej si një kohë magjike. Në verë të 1953, aktorja ishte shndërruar në një ikonë me filmin "Gentlemen Prefer Blondes". 'Ajo ishte "Sweetheart of the Month", "Artichoke Queen", "Miss Cheesecake of the Year", "Girl Most Likely to Thaw Alaska", "Photoplay's Fastest Rising Star", "Redbook's Best Young Box Office Personality", "Look's Most Promising Female Newcomer" dhe "The Best Friend a Diamond Ever Had". Ajo kishte bërë 21 filma, ishte paraqitur në ballinën e 300 revistave dhe ka fituar tre "Golden Globes". 'Jam lodhur me rolet me seks' ishte ankuar ajo derisa luftonte aneminë që kishte kërkuar injektim me vitamina B dhe duke pirë lëng domatesh. Ajo ishte trajtuar si 'biondinë budallaqe, lopë për të holla', nga drejtori ekzekutiv i "Fox", Darryl Zanuck, që prapa shpinës e kishte quajtur 'Kokëkashtë'. 

Fotot që do të mbeten ikonë Më pas, Milton Greene, fotograf për revistën "Look", nga Nju Jorku, e kishte zhveshur atë, që konsiderohen si fotot më ikonike që i kishte bërë ndonjëherë Monroe. Fotografi dhe aktorja u bënë miq të mirë, flinin bashkë. 'Kemi fjetur së bashku në Palm Springs më pas jemi kthyer në shtëpinë e saj dhe prapë kemi shkuar në shtrat', ka thënë ai. Në Nju Jork, atëherë e dashura e Greene, Amy, ishte dy muaj shtatzënë dhe po priste të martoheshin. Kjo kishte pikëlluar Monroe-n, por i kishte thënë: 'Ne gjithmonë do të jemi miq, gjithmonë do ta dashurojnë njëritjetrin'. Greene kishte hequr dorë nga pozita e tij te "Look", që t'i përkushtohej ekskluzivisht Monroe-s. Ajo nuk kishte të holla dhe as të ardhme kur ishte larguar në Los Anxhelosi. "Marilyn Monroe Productions" ishte finalizuar në Natën e Vitit të Ri më 1954 dhe Monroe zyrtarisht po fshihej nga "Fox". Greene i kishte blerë 50 palë këpucë italiane. Në Konektikat, Amy e kishte lutur që të ndalonte të vishte rroba të ngushta dhe të shkurtë. 'Ti tashmë je një yll. Nuk ke pse tregon prapanicën apo gjoksin", i kishte thënë. Të gjithë po pyeteshin se ky ishte Monroe dhe çfarë po bënte. Njëzetenëntë ditë më pas, ajo ishte e gatshme të dilte. Më 7 janar, Monroe ishte prezantuar publikisht dhe kishte bërë publike kompaninë e saj. Marilyn pas një kohe ishte në lidhje me Sinatra, derisa e ndanin së bashku me Ava-n, por ajo më shumë kalonte kohë me Marlon Brando. 'Marlon dhe Marilyn ishin një përputhje. Që të dy kishin një intensitet elektrizues', shkruan autori. Një të diel, më 5 gusht 1962, Monroe ishte gjetur e vdekur në shtatin e saj, në shtëpinë në Brentud. 'Milton kurrë nuk kishte besuar se Marilyn kishte vrarë veten, e asnjë nga miqtë saj të vërtetë nuk e kanë besuar këtë', shkruan Winder. Duke u bazuar në jetën e saj, Greene besonte se jeta e Monroe nuk ishte aksident, se kishte të tjerë të përfshirë, por ai nuk e dinte se kush. Atë që ai e dinte ishte se, ajo kishte shkuar tepër herët nga kjo botë. 

(Kosova Sot)