Lufton kundër njerëzve-ujqër dhe kundër vampires

  • 09 January 2017 - 08:52
Lufton kundër njerëzve-ujqër dhe kundër vampires

Kate Beckinsale kthehet si Selene, "vampiri që vulos vdekjen", në instalimin e pestë të franshizës aksionhorro.

Duke shikuar vazhdimin e pestë të franshizës së filmit aksion të tmerrit, "Underworld", vetvetiu të bie ndërmend një pyetje: pas tërë kësaj kohe, si nuk u bë që njerëzit-ujqër dhe vampirët ta gjenin një gjuhë të përbashkët? Është evidente se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, meqë përkundër përpjekjeve më të mira të personazheve të serisë tani, falë Zotit, të përfunduar, "Twilight", një gjë e tillë është e pamundur. Vetëm për fansat më besnikë, "Underworld: Blood Wars" është një film i cili, sipas të gjitha parametrave, është tepër anemik. Është sidomos depresive ta shohësh aktoren Kate Beckinsale përsëri duke veshur kostumin e saj të zi, pasi që kishte demonstruar aftësitë e saj komike në filmin "Love & Friendship". Përkundër kësaj, ajo është aty (me gjasë i duhen paratë edhe asaj, sikur të gjithë neve), duke u paraqitur në rolin kryesor, Selene, e cila kësaj here është më në siklet sesa herëve të tjera. Ajo tani është e detyruar që të luftojë si kundër likanëve (njerëzve-ujqër), të cilët udhëhiqen nga sypatremburi Marius (Tobias Menzies), po ashtu edhe kundër vampires, shoqes së saj, Semira (Lara Pulver). Në një rast, ajo i thotë vartësit të saj: "Ka shumë mënyra të tjera për ta dëshmuar përkushtimin tënd", para se t'ia shtynte kokën poshtë, që ta kënaqte me gojë.

Ai është i bindur se gjaku i përzier likan dhe vampir do ta bënte atë të pavdekshëm Filmi fillon me Beckinsalein duke treguar një përmbledhje të filmave paraprakë, të kompletuar me kujtime (flashback), gjë që është shumë e dobishme, për shkak se, edhe nëse i keni parë të gjithë ata filma, ka të ngjarë që të keni harruar shumëçka rreth tyre. Pas pjesës fillestare, nuk kalojnë shumë sekonda para se të paraqitet njëra nga shumë skenat e luftës, të bëra me mjeshtëri nga regjisorja Anna Foerster (Outlander) e cila, përkundër asaj që është e re në këtë seri, nuk sjell ndonjë ide të freskët këtu. Aleati vampir i Selenës, David, lëndohet gjatë betejës, gjë që ia ofron mundësinë aktorit të pashëm Theo James që ta heqë bluzën. Por, mos u shqetësoni, ky lëndim nuk është aq i madh, sa që Selene të mos e rregullojë atë me një intervenim të shpejtë kirurgjik. Ngjarja zhvillohet rreth tentimeve të dëshpëruara të Mariusit që ta gjejë të bijën e Selenes. Ai është i bindur se gjaku i përzier likan dhe vampir do ta bënte atë të pavdekshëm. Derisa filmi ta arrijë përfundimin e tij, likanët kanë pasur një ditë të keqe, personazhet janë vrarë edhe pse, në disa raste, ata janë ringjallë sërish. Përpos Kate Beckinsaleit, në rolet e tjera paraqiten: Theo James, Lara Pulver, Tobias Menzies, Bradley James, James Faulkner, Charles Dance, etj. 

(Kosova Sot)