Shqiptarja nga Gjakova hap vitin 2017 me koncert solistik në Francë (Foto)

  • 09 January 2017 - 21:56
Shqiptarja nga Gjakova hap vitin 2017 me koncert solistik në Francë (Foto)

Artistja nga Gjakova, Leonita Asllani do ta filloj vitin me shumë sukses në karrierën e saj si artiste, shkruan Kosova Sot Online.

Ajo do të performoj në Belley të Francës  një koncert solistik, ku dhe do të jetë e vetmja shqiptare që do të performoj.

Ajo përmes profilit së saj në facebook ka falenderuar të gjithë për përkrahjen.

“Pas shumë sfidave, pengesave dhe peripecive të ndryshme të martën këtu në Francë do të performoj në koncertin e parë në këndim i përcjellur me kitarë, piano dhe bateri. Edhe pse jom rrëzu shumë herë, çdo herë jam zgju, kam vazhdu prap, asnjëherë me mendu për dorëzim, asnjëherë nuk e kam humbë shpresën.
Kur puna, vullneti, pasioni bashkohen atëhere vjen edhe suksesi. Faleminderit të gjithë atyre që besuan në mua dhe ndihmuan në zhvillimin tim profesional.
Këtë sukses ndër të tjera ua dedikoj edhe bashkombasëve të mijë, pasi që jam shqiptarja e parë që organizon koncert solistik këtu.
Ju përqafoj të gjithëve, me shumë dashuri,
Leonita” ka shkruar ajo në facebook.

(Kosova Sot)

 

Image

 

Image