Ja çfarë ishin të famshmit derisa ishin shkollarë!

  • 10 January 2017 - 17:08
Ja çfarë ishin të famshmit derisa ishin shkollarë!

DOLËN NË SHESH TË GJITHA "TË PALARAT" E TË FAMSHMËVE GJATË DITËVE TË TYRE SHKOLLORE

Patrick Swayze ishte 'flirtues', derisa Ariana Grande preferonte që të shoqërohej me vajzat e pasura snobiste

Ish-kolegët e klasës së disa prej emrave më të mëdhenj të kinematografisë dhe shoubizit, kanë treguar se si ishin yjet para se të arrinin famë botërore. Të premten e kaluar shumë njerëz hynë në mediet sociale ku, sipas një iniciative, nxorën në shesh të gjitha "të palarat" e të të famshmëve gjatë ditëve të tyre shkollore. Përdoruesit e "Reddit"-it, që pretendonin ta kishin vijuar shkollën me disa prej yjeve, thanë se Patrick Swayze ishte 'flirtues', Emily Ratajkowski e kishte vështirë të gjente shoqe, derisa Sandra Bullock i trajtonte moshatarët e saj sikur ata të ishin "qytetarë të rendit të dytë".

Sandra Bullock i trajtonte kolegët sikur të ishin qytetarë të rendit të dytë

Sa i përket yllit të popit Ariana Grande, u dalluan të paktën tri dëshmi rreth saj, ku një person e përshkruante atë si l..vire të dorës së parë. Kur përdoruesit e "Reddit"-it kërkuan më shumë detaje, u tha se Grande shoqërohej me vajzat e pasura snobiste, derisa një tjetër tha se ajo ishte "e padurueshme". Një përdorues i "Reddit"-it thoshte se nëna e tij e kishte njohur aktorin e ndjerë Patrick Swayze, për të cilin thotë se gjithmonë e kishte pasur egon e zhvilluar. "Ai ishte i vetëdijshëm sa mirë vallë- zonte, prandaj kishte një sjellje flirtuese, e cila dinte të bëhej edhe e padurueshme", thotë ish shoqja e tij e shkollës. Por, ajo shton se Patrick nuk ishte njeri i keq. Sa i përket aktores Sandra Bullock, pati shumë komente ku thuhej se ajo ishte një kudër e vërtetë. "Të gjithë i trajtonte sikur të ishin qytetarë të rendit të dytë, të cilët nuk e meritonin as t'ia lëpinin këpucët".

Ashton Kutcher, tepër i qetë

Një komentues thoshte se kishte vijuar shkollën me, tani, aktorin Dwayne 'The Rock' Johnson. "Ai ishte me të vërtetë një djalosh i mirë kur u transferua te ne, por më pas shkaktoi xhelozi të madhe, meqë ishte i zoti në futboll". Ka pasur edhe komente të mira. Seraphus tha se Blake Lively, derisa ishte nxënëse, nuk ishte aspak si personazhi të cilin ajo e luan në filmin "Gossip Girl". 'Kam dëgjuar disa lëndë me të dhe mund të them se Lively ishte një 'kullere' e vërtetë". Ashton Kutcher u përshkrua si djalë tepër i qetë dhe një djalë i lezetshëm.

(Kosova Sot)