Parashikimet e filmave, që ka gjasë të jenë të vërteta në vitin 2017

  • 11 January 2017 - 15:39
Parashikimet e filmave, që ka gjasë të jenë të vërteta në vitin 2017

REALIZIMET QË PRITET TË THYEJNË REKORDIN E ARKAVE FILMIKE
Viti 2016, me të gjitha dështimet e veta, ka ndihmuar në sjelljen e një gjenerate të re të filmave muzikorë,transmeton gazeta Kosova Sot.
Kemi pasur disa ide se cilët filma do ta thyejnë rekordin në arkën e filmave në vitin 2017. Kemi shkuar përtej agjendës prezantuese dhe erdhëm me disa teori se çfarë do të ndodhë në kinema në 12 muajt pasues

BABAI I REY (PËRFUNDIMISHT) DO TË PREZANTOHET 

Janë disa baste që duken më të sigurta se disa të tjera, kur bëhet fjalë për "Star Wars: Episode VIII". Përderisa me siguri se do të jetë së paku një fjali "Kam një ndjenjë të keqe për gjithë këtë", është më e paqartë se cila, nëse ndonjë personazh vjen me përzierjen. Me këtë në mendje, ne po parashikojmë se adhuruesit e "Star Wars" do të mësojnë më shumë për familjen e Rey. Shpresojmë ta shohim atë teksa ushtron me Luke, i cili duket të jetë babai i saj-dhe mos harroni, Luke ka zbuluar kush ishte i ati i saj në instilacionin e dytë të trilogjisë origjinale.  

Image

LOGAN DO TË VDESË DHE DO TË ZËVENDËSOHET

Na vjen keq adhurues të "Wolverine", por po parashikojmë se Logan (i portretizuar nga Hugh Jackman) nuk është edhe për gjatë në këtë botë. Jo vetëm se aftësia e tij është komprometuar nga koha e Logan, por duket se do të vijë zëvendësimi i plotë i tij. Laura Kinney, "a.k.a. X-23" (aktruar nga Dafne Keen), është vajza e klonuar e Logan, dhe me sa duket do ta zërë vendin e të atit pas vdekjes së tij. Logan duket se do të jetë në një mision vetëvrasës për ta mbrojtur atë, ajo është kaq e këndshme me syze dielli, pas të gjithave, ne nuk do të befasoheshim ta shikojmë nëse e bën këtë sakrificë. 

Image

NJË TJETËR AKSION NGA "DISNEY" DO TË PREZANTOHET

E vështirë për t'u besuar, ka ende disa diamante të çmuara nga animacionet e "Disney", që ende duhet të pranojnë trajtim nga "House of Mouse". Pas Bukuroshes dhe Bishës të gjitha zemrat janë liruar, studios i duhet të shikojë edhe më tej. Tashmë në kuvertë janë "101 Dalmations" të quajtur "Cruella de Vil", në rolin kryesor me Emma Stone, dhe një aventurë solo për "Tinker Bell", me rolin kryesor të Reese Witherspoon. Çfarë ka mbetur? Tani mund të jetë koha e përsosur të frymojnë klasikët e "Disney" si "Pinocchio", "Dumbo" ose madje edhe "Rescuers".

Image

NOVELAT E STEPHEN KING-UT DO TË GJEJNË PËRDORIM

Nga të gjithë autorët modernë amerikanë, ndoshta asnjë nuk ka pasur aq shumë ndikim në Hollivud sa ka pasur Stephen King. Tregimet e tij janë sjellë në shumë filma. Biblioteka e tij ka sjell spektakle të shumta televizive dhe miniseri, por deri më tani, disa prej tregimeve me konceptin më të lartë kanë mbetur mënjanë. Kjo ndryshon me "The Dark Tower", të cilën shumë adhurues të King-ut e konsiderojnë si shtyllë të universit të tregimeve të tij. Nëse tregimet e tij nuk kanë arritur mjaftueshëm në ekranin e madh, do të ketë hapësirë për rritje të serive, kështu që përgatituni për diçka të tillë. 

Image

"STAR WARS" PO FILLOJNË ME PUNËN

Nëse nuk kemi mësuar asgjë prej "DisneyPixar" dhe "DisneyMarvel", është diçka kur "Disney" fut putrat e bardha në diçka fitimprurëse. Kjo tashmë është fakt me "Disney-Lucasfilm", që pa kurrfarë dyshimi do të fillojë me xhirimin e më shumë vazhdimeve të "Star Wars". Me "Han Solo" në desk për vitin 2018 dhe "Episode IX" që ka agjendën për verën e vitit 2019, me gjasë mund të llogaritim në vazhdimin e "Star Wars" se do të duket më shumë si "MCU", me prezantime dy vite më herët për agjendën e prezantimit. Sado të ketë ndikim kjo në kualitet, natyrisht, na mbetet të presim dhe të shohim. 

Image

MUZIKANTËT JANË "IN" PËRSËRI

Viti 2016, me të gjitha dështimet e veta, ka ndihmuar në sjelljen e një gjenerate të re të filmave muzikorë. Pas transmetimit me sukses për "Grease: Live and Hairspray Live", që la mbresa në ekranin e vogël, "La La Land" u ka bërë me dije të gjithëve që ende ka hapësirë dhe vend për një lloj argëtimi si ky nëpër kinema. Kalimi i aktores "Singin' in the Rain", yllit Debbie Reynolds mund të shkaktojë shkëndijë në interes të kinemasë klasike (ose ta inspirojë një studio për një ribërje), dhe "Mary Poppins Returns" me Emily Blunt dhe "Manuel Miranda" duhet të marrin një frymëzim falë çmendurisë së vlerësuar me titull "La La Land". 

Image

 

(Kosova Sot)