Sjellja përsëri në jetë e Jackie Onassis - Kulturë - Kosova Sot
Sjellja pėrsėri nė jetė e Jackie Onassis

Sjellja pėrsėri nė jetė e Jackie Onassis

NATALIE PORTMAN FËRKON DUART EDHE PËR NJË TJETËR STATUJË TË ARTË
Ajo ka pranuar sfidën më të madhe në karrierën e saj, duke aktruar Jacqueline Kennedy Onassis, një ndër femrat më enigmatike dhe më të dashura në historinë amerikane,transmeton gazeta Kosova Sot.

Natalie Portman është aktore që ka fituar një çmim 'Oskar', dhe po fërkon duart edhe për një tjetër statujë të artë muajin e ardhshëm. "Unë zakonisht e shikoj filmin njëherë gjatë premierës dhe kurrë më", ka thënë ajo për "Guardian", verën e kaluar. "Zakonisht strukem gjatë premierës dhe urrej gjithçka që bëj. Sa më pak që jam në film, më shumë e pëlqej". Nëse ndonjëherë Portman ka nevojë për vetëbesim, ajo i hedh një shikim filmit të saj të fundit, "Jackie". Pasi që ka pranuar sfidën më të madhe në karrierën e saj, duke aktruar Jacqueline Kennedy Onassis, një ndër femrat më enigmatike dhe më të dashura në historinë amerikane, Portman ka pranuar shumë lëvdata për rivalët që ka fituar çmimin 'Oskar' si balerinë në filmin "Black Swan". "Të shikosh secilën lëvizje të Portman-it, nuk është vetëm ta shikojmë historinë duke u rikrijuar, por të jetë e pranishme në historinë e bërjes", ka shkruar Barry Hertz te "Globe" dhe "Mail". "Askush më nuk do të jetë në gjendje ta prekë këtë rol më. Ose së paku, askush nuk do të duhej ta bënte apo tentonte këtë". Si skript i shkruar nga Noah Oppenheim, Kennedy Onassis prezantohet si një përzierje fascionuese të kontradiktave: gjaknxehtë me shtypin, me vullnet të mirë kur është në shënjestër, e frikshme kur sfidohet dhe e druajtur kur ballafaqohet me etiketën e Shtëpisë së Bardhë.

Portman është diçka si një enigmë

Për më shumë, Portman është diçka si një enigmë. Gjatë një interviste me "Hollywood Reporter", që ka koinciduar me premierën e filmit të saj premierë në Kanë, ku ka debutuar si regjisore, "A Tale of Love and Darkness", Portman gjoja kishte incizuar gjithë bisedën në telefonin e saj, "që të sigurohet që secili të jetë i saktë", lëvizje e rrallë kjo që bëhet nga një yll. Në një mënyrë tjetër, regjisori i filmit "Black Swan", Darren Aronofsky aktoren Portman e ka përshkruar si "shumë të sinqertë dhe argëtuese". "Ajo me të vërtetë kënaqet me jetën", ka thënë ai. E lindur në Izrael, në vitin 1981, nga babi izraelit dhe nëna amerikane, Portman me familjen e saj janë bartur në Amerikë kur ishte trevjeçare. Në moshën 10-vjeçare, një prezantues i "Revlon" e kishte dalluar pranë shtëpisë së saj, dhe e kishte pyetur nëse ishte e interesuar të bëhej modele. Që në moshë të re, ajo i kishte thënë atij se më me dëshirë do të merrej me aktrim. "Unë përfundimisht isha më ndryshe se fëmijët e tjerë", ka thënë ajo në vitin 2005. "Isha shumë ambicioze, e dija çfarë dëshiroja dhe kam punuar shumë. Isha fëmijë serioz". Dy vite më pas, ishte në audicion për rolin "Mathilda", jetimen e rrugës që bëhet mike me vrasësin me pagesë Léon. Në Brodvei, ajo debutoi me "The Diary of Anne Frank", pastaj në trilogjinë e "Star Wars" më 1999. 

(Kosova Sot)

15 orë e 46 minuta më parë