Arsyet e vërteta pse Eddie Murphy nuk është aktiv

  • 16 January 2017 - 15:22
Arsyet e vërteta pse Eddie Murphy nuk është aktiv

LARG FAMËS DHE KAMERAVE

Së fundmi ka prezantuar bashkëpunimin me reperin e njohur amerikan, Snoop Dogg,transmeton gazeta Kosova Sot.

Nuk është aq i interesuar për Hollivudin

Duke folur për z. Church, në premierën e Los Anxhelosit në shtatorin e vitit 2016, Murphy ju kishte thënë reporterëve se është shumë i zënë me jetën e tij larg famës dhe kamerave këtyre ditëve... "Stafi im është në TV gjatë gjithë kohës për të gjithë ata që duan ta dinë", ka thënë ai gjatë një interviste me "Variety". "Kur duan të mendojnë për mua, le të mendojnë diçka argëtuese. Nuk e di, sepse prej këtu, do të kthehem në oborrin tim që të freskohem". Më pas për intervistën ai shprehet: "Jam i qetë për momentin, kështu jam ditë për ditë, po dal me vajzat e mia. Po luaj në kitarën time. Fëmijët e mi janë te nëna e tyre këtë javë. Po kënaqem dhe relaksohem, pa stres. Pas gjithë këtyre viteve kam punuar mirë dhe jam mirë. Ndihem rehat në lëkurën time, fëmijët e mi janë mirë dhe të shëndetshëm, duke bërë gjëra të ndryshme".

Ai është përqendruar në muzikë

Është gjithmonë qasje tunduese për secilin aktor ta provojë veten në muzikë, por sido që të jetë ata tentojnë e pasioni i Murphy-t për muzikën duket të jetë plotësisht gjeniale. Ai ka bërë disa hite, përfshirë "Party All the Time" në vitin 1985, derisa kishte bërë pak pauzë deri më 1993, kur kishte lansuar "Love's Alright LP", derisa së fundmi ka prezantuar bashkëpunimin me reperin e njohur amerikan, Snoop Dogg, bashkëpunimin "Red Light". Që nga viti 2013 Murphy ka prezantuar katër këngë, të gjitha me qëllim të krijimit të një albumit, të titulluar "9". A thua, adhuruesit më me dëshirë e duan me kitarë apo në ndonjë film të zhanrit komedi? Për shumicën jo. Por, ai po fiton shumë, qoftë në financa qoftë në kreativitet. 

Po bëhet "nazeli" me skenarët

Në këtë pikë, dobësia e Murphy-t në përzgjedhjen e skriptave ka lënë në hije karrierën e tij prej një aktorit, të cilën karrierë e kishte filluar në mënyrë brilante. Duke folur për Ellen DeGeneres dhe vonesat për prezantimin e filmit "Beverly Hills Cop 4", në viti 2013, Murphy ka shpjeguar se ata janë duke punuar në mënyrë që të mos përsëriten gabimet e së kaluarës. "Ne kemi skriptën dhe jemi duke tentuar ta përsosim", ka thënë ai. 

Ka disa projekte që po i përpunon

Megjithëse ne nuk e shohim edhe aq shpesh aktorin Murphy, kjo nuk do të thotë se ai ka ikur përgjithmonë dhe se nuk do të shfaqet më në ekranin e madh. Në fakt, aktori, tani 55 vjeç, ka një numër të madhe të projekteve që është duke i zhvilluar, përfshirë edhe rolin e të atit të Richard Pryor. Në dhjetor të vitit 2016, Murphy ka thënë për "Los Angeles Times", se projekti me Policët ishte "më afër se kurrë më parë"

Së fundmi e ka zgjeruar familjen 

Preferencat e Murphy-t për të qenë një babë i mirë ishin konfirmuar në maj të vitit 2016, kur ai dhe e dashura e tij, Paige Butcher, pritën fëmijën e tyre të parë së bashku, Izzy Oona Murphy. Pos Izzy, ai i ka edhe tetë fëmijë të tjerë me katër femra të tjera .

(Kosova Sot)