Kopshtarja e re mëson si të kultivojë kumbullat

  • 18 January 2017 - 15:49
Kopshtarja e re mëson si të kultivojë kumbullat

KRITIKË E FILMIT 'THIS BEAUTIFUL FANTASTIC'

Jessica Brown Findlay aktron jetimen e lezetshme

Findlay kombinon çiltërsinë dhe freskinë e pafajësisë së brendshme si Bella, bota e së cilës ndryshon kaq shpejt, kur ajo ka kontaktin e parë me fqinjin e saj

Në komedinë e lezetshme, "This Beautiful Fantastic", kopshtarja e re me emrin Bella Brown mëson si ta kultivojë, ta ujisë dhe të kujdeset për kumbullat. Në një fushë të aktrimit të përsosur, ylli nga "Downton Abbey", bukuroshja Jessica Brown Findlay aktron jetimen e lezetshme. Skenaristi dhe regjisori Simon Aboud nuk e shtyjnë përpara presionit, as atëherë kur duket se ajo po jeton në realitet. Duke e minuar territorin familjar me një qartësi, ai ofron fantazinë për atë se si i hapet zemra dikujt dhe si forcohet miqësia, transmeton gazeta Kosova Sot.

Oborri ishte shndërruar në një xhungël

Filmi duhet të udhëtojë mirë, po aq sa datat ndërkombëtare pas premierës që e kishte në Amerikën Veriore. Në rolet kryesore që janë aktruar nga Carey Mulligan dhe Felicity Jones nëpër kohë të ndryshme gjatë zhvillimit të produksionit, Findlay kombinon çiltërsinë dhe freskinë e pafajësisë së brendshme si Bella, bota e së cilës ndryshon kaq shpejt, kur ajo ka kontaktin e parë me fqinjin e saj. Alfie Stephenson e Tom Wilkinson e ka më të lehtë gjetjen e literaturës në film sesa në jetë. Ankesa e shefit të Alfie: neglizhimi i oborrit të Bella-s, që ishte shndërruar në një xhungël të rritur për së tepërmi anglezen e ka shqetësuar. 

Me punën e palodhur, Bella inspiron të gjithë përreth

I mllefosur me këtë gjendje, ai e spiunon atë te pronari, i cili ia jep asaj një muaj kohë, asnjë ditë më shumë, për ta pastruar kopshtin që gjendet prapa shtëpisë, ose të largohet nga aty. Aktruar nga Scott (Moriarty te "Sherlock") Vernon është një baba i ve, me fëmijët, që di të gatuajë gjellë derisa i ndihmon Bella-s si një ekspert për kopshte. Me punën e palodhur, Bella inspiron të gjithë përreth, derisa personazhi i saj është nganjëherë tepër pasiv dhe reaktiv. Ky film vjen me një ndjeshmëri të lartë. 

(Kosova Sot)