Bruce Springsteen, koncert në Shtëpinë e Bardhë

  • 20 January 2017 - 15:44
Bruce Springsteen, koncert në Shtëpinë e Bardhë

Në dhomën e rezidencës presidenciale, Springsteen ka marrë "Medaljen e Lirisë". Në repertorin e tij, Springsteen përfshiu edhe "Born in the U.S.A.", duke e cilësuar një këngë protestë, që në të shkuarën është interpretuar keq

Këngëtari i njohur Bruce Springsteen i dhuroi presidentit në ikje, Barack Obama dhe stafit të tij një koncert në Shtëpinë e Bardhë për ta falënderuar për punën e bërë në tetë vitet e qeverisjes. Në Dhomën Lindore ai interpretoi 15 këngë, mes të cilave "My Hometown", "The Promised Land" dhe "The Ghost of Tom Joad". Në dhomën e rezidencës presidenciale Springsteen ka marrë "Medaljen e Lirisë". Në repertorin e tij, Springsteen përfshiu edhe "Born in the U.S.A.", duke e cilësuar një këngë protestë, që në të shkuarën është interpretuar keq. Mbyllja e koncertit me "Tougher than the rest", e interpretuar me gruan e tij, Patti Scialfa, iu dedikua veçanërisht çiftit Obama.me pozitën që kanë. "Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës konsideron se krahas rritjes së pagave për punëtorët e këtyre institucioneve, paraprakisht duhet të merret iniciativë urgjente nga ministri që ta rikthejë zbatimin dhe sundimin e ligjit brenda tyre. "Rritja e pagave është e kotë në një institucion, ku shkelet ligji dhe ku ushtrohet diskriminim, si rezultat i shkeljes së ligjit", ka thënë Berisha, duke shtuar se ShSPTKK-ja përgëzon ministrin Shala për hapin e bërë në drejtim të krijimit të mundësisë për rritje pagash në institucionet e kulturës. "U bëjmë thirrje të marrin përgjegjësinë për ndërhyrje urgjente në këto institucione për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që janë të korruptuar, po e shkelin ligjin dhe po ushtrojnë diskriminim brenda tyre. Nëse kjo nuk ndodh, nuk mund të flitet për kurrfarë arritjesh, përkundrazi vetëm për regres", ka pohuar Berisha, trasmeton gazeta Kosova Sot

Nuk meritojnë më shumë

Ndërsa krijuesi dhe publicisti, Shaqir Foniqi, duke folur për këtë problem në një prononcim për "Kosova Sot" ka thënë se si ide mund të qëndrojë, por po krijohet përshtypja se sikur të gjitha institucionet preokupim kryesor e kanë rritjen e rrogave të punë- torëve të tyre. Sipas Foniqit, para se të rriten pagat, ata duhet t'i arsyetojnë këto që i kanë. "Unë njëherë shtroj pyetjen bashkë me dilemën se a i meritojnë këto që i kanë? Sepse, ka shumë emërime politike, dhe fare pak në baza të meritokracisë. Madje, kam bindjen se një grup i caktuar janë të kudo-ndodhshëm, qoftë nëpër juri, qoftë nëpër komisione, pra aty ku ka para. Kush çan kokën për gjëra të mëdha", ka thënë Foniqi, duke shtuar se më mirë është që njëherë të zgjidhen më të mirët, jo me nepotizëm, e pastaj ka forma të ndryshme stimulative, si: rroga nacionale, çmime meritore etj. Zyrtarë të MKRS-së nuk i janë përgjigjur interesimit të gazetës për të mësuar më shumë rreth propozimeve të kësaj ministrie rreth rritjes së koeficientit që do t'u caktohet punëtorëve të këtyre institucioneve si kategori e veçantë. Ndryshe, në një komunikatë për medie të MKRS-së, thuhet se me propozimin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur që kategoritë e krijuesve, performuesve, punonjësve shkencorë në institucionet e kulturës dhe punonjësve profesionalë që, me një nen të veçantë të Ligjit për pagat, të trajtohen si kategori të veçanta. "Neni i propozuar nga ana e ministrit Shala dhe i miratuar nga ana e Qeverisë përcakton se: Çështja e kategorizimit dhe e pagave të kategorive: krijues, performues, punonjës shkencorë në institucionet e kulturës dhe punonjës profesionalë në institucionet e kulturës do të rregullohet me një akt të veçantë normativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës", thuhet në këtë deklaratë.

(Kosova Sot)