Të mirat, të këqijat dhe të shëmtuarat

  • 20 January 2017 - 15:50
Të mirat, të këqijat dhe të shëmtuarat

Theksojnë nevojën për "personazhe më të forta femërore"

Ellen DeGeneres zyrtarisht është personi më popullor, "më e shpërblyera e shpërblyer" në historinë e "People's Choice Awards", pasi që ishte nominuar për tri shpërblime në edicionin 2017, duke marrë kuotën e 20 fitoreve. Përderisa yjet dhe adhuruesit ishin te "Microsoft Theater L.A. Live" për "2017 People's Choice Awards", me nikoqir Joel McHale, DeGeneres dhe momenti i rekordit kishin vëmendjen më të madhe. Sido që të jetë, me të mirat e fitores së DeGeneres dhe fjalimin e Blake Lively për "fuqinë e vajzës", kishte po ashtu shaka të këqija dhe e shëmtuara e teleprompterit në mes të prezantimit të Kristen Bell për çmimin humanitar, që këtë vit shkoi te Tyler Perry. Për më shumë, ja ku janë të mirat, të këqijat dhe të shëmtuarat e "2017 People's Choice Awards"

Diversiteti ende është temë e nxehtë

Të mirat: Diversiteti në Hollivud ende është temë e nxehtë dhe të mërkurën mbrëma, disa fituese femra, përfshirë Jennifer Lopez dhe Blake Lively, shfrytëzuan rastin të theksojnë nevojën për "personazhet më të forta femërore" si ato që kanë luajtur te "Shades of Blue" dhe "The Shallows" respektivisht. "Ju keni votuar fuqinë e femrës", ka thënë Lively, derisa po e pranonte shpërblimin e saj. "Ne kështu jemi duke ia dërguar një porosi Hollivudit se dëshirojmë të dëgjojë tregimet për femrat", ka shtuar aktorja.

Performanca gjatë kohës së reklamave

Të këqijat: Ajo që shumë njerëz nuk e kuptojnë duke shikuar ndarjen e shpërblimeve në shtëpi është se përmes performancës "People's Choice Awards", pesë rreshtat e parë në teatër ngjasojnë me derën lëvizëse të yjeve të famshme. Yjet silleshin dhe dilnin poshtë e lart nga teatri dhe në mënyrë strategjike theksonin asetet e tyre, duke theksuar ijët, gjoksin, duke prekur karriget kohës kur kishte reklama. Në ndërkohë, po ashtu gjatë reklamave, yjet kishin mahnitur adhuruesit tyre, duke grumbulluar dhe duke bërë fotografi dhe komplimente, para se të ktheheshin në karriget e tyre, trasmeton gazeta Kosova Sot

Shakatë e vonuara

Të shëmtuarat: Aty diku në gjysmë të performancës, McHale kishte bërë një shaka duke iu referuar gafave te "Golden Globes", duke e siguruar secilin se gabimet e tilla do të duhet t'i shfaqin, para se ta rrëzojnë trofeun e "People's Choice". Kjo shaka në fakt erdhi shumë vonë, kur teleprompteri ishte thyer afër fundit të prezantimit të Bell, për çmimin humanitar, çmim ky që i kishte shkuar Perry-t. Aktorja ishte e para që ishte mllefosur: "dhe teleprompteri u zhduk", ka thënë ajo e befasuar, derisa kishte një buzëqeshje të rreme në fytyrë. 

Harron tekstin

Të mirat: Pas montazhës së punës së Perry dhe filantropisë në ekranin e madh, Bell kishte bërë një kërkim-falje të shpejtë për faktin se nuk kishte mbajtur mend tekstin. "Ndihem thuajse një moment më parë kam tërhequr perden dhe kam treguar pak vullnet, kishte shumë gjëra për t'i mbajtur në mend, por ja që nuk munda, të mirat e Tyler Perry, për shembull", ka thënë Bell. 

Shkatë pa kripë

Të këqijat: McHale, aktori nga "The Great Indoors", disa nga shkatë e tij ishin pa kripë, sidomos në monologun e tij hapës. Krejt në fund të ceremonisë, McHale nxitoi për një falënderim në skenë dhe dukej se sa më shpejtë dëshironte të ikte nga aty, e ashtu dëshironin edhe të pranishmit. 

Disa fitues nuk kishin mundësinë që të flisnin

Të shëmtuarat: Me 64 fitues në shumë kategori të prezantuara vetëm për dy orë, është e kuptueshme që të pranishmit e "People's Choice Awards" kishin dalë jashtë gjatë reklamave. Megjithëkëtë, është turp që këta fitues, si ata nga "Grey's Anatomy" dhe Lilly Singh e Cameron Dallas, nuk kishin mundësinë që të flisnin. 

(Kosova Sot)