A është Velázquez i vërtetë, apo jo?

  • 21 January 2017 - 15:38
A është Velázquez i vërtetë, apo jo?

Ekspertët në Muzeun e arteve "John and Mable Ringling" në Florida shpresojnë që rrezet ultra të kuqe do t'iu ndihmojnë që të dëshmojnë që portreti i Philipit IV të Spanjës është bërë me të vërtetë nga mjeshtri spanjoll i shekullit XVII, Diego Velázquez. Kjo dilemë i ka ndarë ekspertët që nga shekulli XIX, ku mendimet luhateshin midis atyre që janë plotësisht të bindur se piktura është e Velázquezit, derisa të tjerët janë tërësisht të bindur për të kundërtën, duke thënë "absolutisht jo". Duke përdorë një kamerë infra të kuqe, tanimë kanë treguar se piktori, kushdo që të ketë qenë ai, kishte ripozicionuar disa herë këmbën e Philipit, në mënyrë që ai të paraqitet sa më mirë,transmeton gazeta Kosova Sot.

(Kosova Sot)