Jackie Kwnnedy, zonja e parë që e solli Hollivudin në shtëpinë e bardhë

  • 22 January 2017 - 10:16
Jackie Kwnnedy, zonja e parë që e solli Hollivudin në shtëpinë e bardhë

Ishte rritur në një familje kaotike me një baba alkoolist dhe aventurier.

Kur flitet për prindërinë, Jackie Kennedy ishte e vendosur që t'i rriste fëmijët e saj pa ndikimin e televizionit, meqë kishte lexuar se TV kishte ndikim tepër negativ te fëmijët. Por, Jackie i linte fëmijët e saj nën dritën e ekranit të kinemasë, duke festuar edhe ditëlindjet e tyre në sallën e filmit dhe duke shikuar filma të shkurtër, të animuar, bashkë me ta,raporton Gazeta Kosova Sot

Kur flasim për ikonat, sidomos ato që kanë ekzistuar më shumë si imazh, sesa si gjallesa, ekziston një tendencë që atyre t'u referohemi si të ishin bosh. Kjo është evidente sidomos te ikonat femra të modës, sikur p.sh. Victoria Beckham ose Kim Kardashian. Por, kjo është shumë më e vështirë për një Zonjë të parë. ,Jacqueline Kennedy, e cila ishte një mishërim i nënës Eisenhower dhe e Michelle Obamas, shpesh ishte akuzuar të ishte boshe, një femër e pashme boshe, në të cilën SHBA-ja mund t'i projektojë dëshirat dhe nevojat. Kemi të bëjmë me një ikonë të modës, të cilës vazhdojmë që t'i referohemi edhe 20 vjet pas vdekjes së saj dhe rolin e të cilës në ekran e kanë luajtur shumë emra të njohur, duke filluar nga Katie Holmes e deri te Jeanne Tripplehorn dhe Sarah Michelle Gellar, deri këtë javë, nga Natalie Portman. Por, pas zërit të qelqtë dhe kapelave karakteristike, gjendej një grua me interesime të mëdha artistike, e cila adhuronte "New Wave"-in francez dhe solli kinemanë avangarde në dhomat projektuese të Shtëpisë së Bardhë, përkundër insistimeve të burrit të saj që t'iu përmbaheshin filmave 'të mirë dhe të vjetër' të John Wayne-it. 

DASHURIA E SAJ NDAJ NJË KINEMAJE MË AVANGARDE Dashuria e saj ndaj filmit u zhvillua që në rini. E rritur në një familje kaotike me një baba alkoolist dhe aventurier, Jackie e re gjente ngushëllimin në kinema. Gjysmë vëllai i saj Yusha thotë se asaj i pëlqente filmi "Gone with the Wind", meqë librin origjinal e kishte lexuar tri herë. Epi i shkruar nga Victor Fleming disi bënte që jeta e Jackiet të dukej më pak e qartë. "Rhett Butler ia kujtonte asaj të atin, Scarlett O'Hara ia kujtonte të ëmën", thotë Yusha. "Jackie kishte shumë kualitete të Scarlettit, të tilla që i kishte edhe nëna e saj, të mira dhe jo aq të mira". Dashuria e saj ndaj një kinemaje më avangarde u zhvillua gjatë një viti që e kaloi në Paris, në kuadër të një programi të kolegjit të saj, "Smith College". Duke banuar me një konteshë pa asnjë kacidhe në xhep, ky udhëtim ishte një shok i madh kulturor për një vajzë 20-vjeçare katolike të respektueshme. Parisi ishte ekzotik dhe artistik dhe përvojat e saj në këtë qytet, la një shenjë, gjë që u pa më vonë në shijen e saj artistike, kulturore dhe ushqimore. Edhe klani Kennedy ishte adhurues i filmit, kështu që patriku Joe e kishte emërtuar kinemanë në bodrum si dhomën e tij të preferuar në shtëpinë familjare në Hyannis Port. Por, shijet e tyre ishin të ndryshme. Thuhet se John F. Kennedy preferonte filmin "Bad Day at Black Rock", "Dr. No" dhe filmat vesternë si "The Longest Day", por nuk honepste dot filmat, si "La Strada", i cili ishte filmi i preferuar i Jackie-t

PRIRJA E JACKIE-T NGA FRANKOFONIA Kur flitet për prindërinë, Jackie Kennedy ishte e vendosur që t'i rriste fëmijët e saj pa ndikimin e televizionit, meqë kishte lexuar se TV kishte ndikim tepër negativ te fëmijët. Por, Jackie i linte fëmijët e saj nën dritën e ekranit të kinemasë, duke festuar edhe ditëlindjet e tyre në sallën e filmit dhe duke shikuar filma të shkurtër, të animuar, bashkë me ta, të ngjashëm me "Gay Purr-ee". Ajo provoi që këtë dituri kinematografike ta pasonte edhe te burri i saj, por pa sukses. Matt Novak, i cili tash e disa vjet është duke bërë katalogizimin e filmave të shikuar nga presidentët amerikanë në Shtëpinë e Bardhë, vitin e kaluar publikoi një listë të gjatë të filmave, të cilët ishin shikuar gjatë periudhës së JFK, ku interesimi i Jackie-t në kinemanë avangarde ishte i qartë si dita. Në mesin e filmave të shikuar nga çifti, ishin edhe filmat "Black Tights", "Jules et Jim", filmi i Roger Vadimit me vampirë, "Blood and Roses" dhe "L'Avventura". Jackie e konsideronte "La Dolce Vita" filmin e saj të preferuar dhe ajo me gjithë dëshirë krijoi miqësi me regjisorin italian të këtij filmi, Federico Fellini. Kur ai, si në shaka, kërkoi nga zonja e parë që të paraqitej në njërin nga filmat e tij, ajo i ishte përgjigjur se dy kushërinjtë e saj ekscentrikë, të dy të quajtur Edie Beale, yjet e dokumentarit "Grey Gardens", do të ishin zëvendës të përkryer të saj. "Ata janë personazhe ideale për një film të Fellinit", kishte thënë ajo. Një film tjetër, i preferuar nga ajo, ishte edhe filmi i vitit 1961, "Last Year at Marienbad", rreth një njeriu të paemër, i cili i afrohet një femre, po ashtu të paemër, në një kështjellë, duke insistuar se ata dy ishin takuar në të njëjtin vend edhe një vit më parë. Ky film klasik italofrancez kishte ca skena të zymta, të cilat ta fusnin frikën. Prirja e Jackie-t kah frankofonia kishin filluar t'i shkonin në nerva presidentit, prandaj Jackie filloi ta kishte një qëndrim më amerikan, duke u paraqitur edhe në filmat propagandistikë amerikanë, ku flitej për udhëtimet e saj humanitare në Indi, apo Pakistan, me qëllim të rritjes së mbështetjes ndaj SHBA-së në ato kohë të vështira të Luftës së ftohtë.  

(Kosova Sot)