Reflektimi poetik si një lutje dhe shpresë

  • 22 January 2017 - 12:18
Reflektimi poetik si një lutje dhe shpresë

SHKRUAN: ARSIM HALILI

Begzad Baliu, "Vjeshta e lutjeve", Tiranë, f. 69

Si çdo krijues dhe njeri që ka pengun e tij, veçmas çdo krijues, natyrisht edhe poetin Begzad Baliu e ngacmon jo vetëm në kuptim poetik, por edhe atdhetar dhe intelektual çështja e pazgjidhur e Çamërisë. Kur lexon poezinë "Çamëria ime", natyrisht të shkon në mendje poema emblemë e poetit të madh Mitrush Kuteli "Poemi kosovar", ku poeti e ndjen Çamërinë si pjesë të tij dhe veten si çam edhe poeti Begzad Baliu, thuaj me fuqinë e tij shpërthyese, konfiguron me tmerrin e asaj odisejade që kishte ndodh mbi popullatën çame. Çamëria tek vargjet e poetit vjen si shkëmb stoik, e palëkundur, e padorëzuar, ndonëse thellë-thellë e mbulon trishtimi. Nostalgjia për ato vende të bukura ku mund të vështrohen në bregun e detit të Ilirisë Krahas punës së tij të palodhshme në fushën pedagogjike, profesori universitar, studiuesi i fushës albanologjike, profesor Begzad Baliu, provon herë pas here të shpërfaqë botën artistike edhe në vargje. Ndonëse duhet pranuar, ai në këtë dimension nuk provon të prodhojë tituj të shumtë poetikë, megjithatë mundohet që të jetë një krijues i arsyeshëm. Në vitin 2016, kur ai bën gjysmë shekulli jetë, pa dyshim se është në vrullin e punës, rezultoi që lexuesit t'i ofrojë një buqetë poetike të titulluar "Vjeshta e lutjeve". Një titull mjaft intrigues. Vjeshta si një stinë e bukur, e theksuar në arealin imazhist krijues, duket se e ngacmon edhe poetin Baliu, të ndërtojë vargun pavarësisht ngacmimit emocional, nëpër stinë, nëpër vende të ndryshme të botës dhe hera-herës edhe nëpër tempuj të ndryshëm. Poeti nuk tenton të bëjë lutjen të tillë tempuj në kuptim religjioz. Lutja e tij nuk është e fshehtë, as për kërkim falje mëkatesh, lutje e tij nuk është thjesht në raportin zoti dhe individi, por lutja e tij është përtej individuales, është publike, për të bekuar shoqërinë. Se si e transponon këtë akt krijues përmes lutjeve poetike më së miri e shpreh përmes kësaj përmbledhjeje poetike jo shumë voluminoze, por artistikisht të pranueshme për lexuesin.

ÇAMËRIA IME

Si çdo krijues dhe njeri që ka pengun e tij, veçmas çdo krijues, natyrisht edhe poetin Begzad Baliu e ngacmon jo vetëm në kuptim poetik, por edhe atdhetar dhe intelektual çështja e pazgjidhur e Çamërisë. Kur lexon poezinë "Çamëria ime", natyrisht të shkon në mendje poema emblemë e poetit të madh Mitrush Kuteli "Poemi kosovar", ku poeti e ndjen Çamërinë si pjesë të tij dhe veten si çam, edhe poeti Begzad Baliu thuaj me fuqinë e tij shpërthyese, konfiguron me tmerrin e asaj odisejade që kishte ndodh mbi popullatën çame. Çamëria tek vargjet e poetit vjen si shkëmb stoik, e palëkundur, e padorëzuar, ndonëse thellë-thellë e mbulon trishtimi. Nostalgjia për ato vende të bukura ku mund të vështrohen në bregun e detit të Ilirisë. Me një poezi mjaft impresinuese, mund të kuptojmë qartë se poeti nuk transponon vetëm artistikisht një natë feste të Krishtlindjeve, por brenda saj fshihet më shumë se kjo. Përveçse e madhështon emrin e tempullit të Shën Terezës, pa dyshim madhështon qytetin e tolerancës, kulturës e qytetërimit Prishtinën e bukur. Në këtë tempull kaq madhështor, mbi gjithë atë tolerancë fetare, ku gëzimet janë të përbashkëta, sepse kur feston njëri vëlla i besimit islam, feston edhe tjetri i besimit katolik. Nuk është e rastit prandaj pse pikërisht nga ky tempull i besimit të krishterë, por i një mjedisi të besimit mysliman, reflektojnë dhe shpirtërohen dy shenjtë: Skënderbeu (sinonim i mbrojtjes së Evropës së Krishterë) dhe Nënë Terezës. Sigurisht se vend meritor zë madhështia e gruas që në këtë tokë gjithnjë ka qenë zë i arsyes edhe atëherë kur mjegullat e kohës shpërfaqnin pamje të tjera.

DHEMBJA MIGJENIANE DHE REVOLTA E TIJ

Në diskursin poetik të tij, këndimi për një zë që shuhet, e që lidhet me një procede semantik, jo vetëm përkushtues, siç është edhe poezia "Në fillim ishe Ti, pastaj erdhi Obama", sigurisht gërsheton një bashkësi modalitetesh, së pari nga një kalim çasti individual, pastaj kah kolektivja dhe kjo tretje individuale brenda një bashkësie dhe ideologjie përtej kontinentale, ku identifikohet një e vërtetë e përhumbur. Edhe këtu më së miri del ai shpirti i artistit, i një bote në ikje dhe paralele me botën në pritje. Tema të tilla sa universale aq edhe realizime antologjike, e vërteta iu kanë munguar lerave shqipe. Studiuesi dhe poeti B. Baliu pikërisht në këtë kontekst i ka sjell poezitë bashkëkohore shqipe me këtë vepër një pamje të re tematike dhe semantike. Kjo poezi, si dhe disa të tjera shprehin më së miri kërkimin universal të tij. Sigurisht se poeti nuk e anashkalon një prej temave të mëdha njerëzore, të shprehur mjaft edhe te krijuesit e tjerë, të të gjitha epokave. Këtu, në këtë pikë, gërshetohet dhembja migjeniane dhe revolta e tij, gjë që shihen në ngjyrimet e unit të tij dhe këtë poeti e shpërfaq në diskursin poetik, duke tërhequr reaksionet publike aty ku masat atribuohen dhe interferohen më së miri përmes kozmologjisë sociale, për t'u bërë edhe shpërthimi herë më but e herë me një inercion të fortë. Këtë ndjeshmëri, me këtë gjuhë rebeluese, ai në vargun e tij e bën përmes lutjeve universale për kthesa në drejtimin e duhur apo për shumë lutje të vogla që provokojnë pulsin që sjell ndryshimet në kohë dhe pse jo edhe frika që sjell jeta. Me një fjalë poeti di çfarë kërkon nga vetja, mundohet t'i japë lexuesit vargun artistikisht sa më të kapshëm, natyrisht me mundësi për të interpretuar vërejtjet dhe sugjerimet.

KORNIZAT SUBJEKTIVE TË ADRESIMIT ARTISTIK

Ajo që mendoj se poeti mund të bënte shmangien e vargut kur trivialiteti prozaik-historik, mbase mund të zëvendësohej me një ndërtim më të fuqishëm artistikisht dhe poetikisht më të arsyeshëm, por ja që shija e lexuesit jo një herë përkon me shijen e krijuesit dhe anasjelltas, sepse autori i kësaj vepre prozaizmin e përdor jo në një poezi dhe jo në një rast.Brenda librit gjenden shumë poezi përkushtuese te autorit për personalitete dhe tema të caktuara, por të bien në sy gjithashtu edhe poezitë përkushtimore që i adresohen autorit të librit, në shenjë miqësie dhe përvjetori gjysmëshekullor, të cilat nuk do mend se zënë vendin meritor, prandaj mbesin natyrshëm në kornizat subjektive të adresimit artistik. 

(Kosova Sot)