A ka ngelur prapa klasa punëtore?

  • 22 January 2017 - 15:27
 A ka ngelur prapa klasa punëtore?

SHKRUAN: TERRY EAGLETON

Shkollimi mbetet një faktor i rëndësishëm në përcaktimin e edukimit të lartë dhe profesionit

Nëse e hapni një libër të historisë britanike ashtu, kuturu, ai do t'ua thotë dy gjëra rreth periudhës në të cilën keni hasur: se ajo ishte periudhë e ndryshimeve të shpejta dhe se shtresat e mesme ishin në rritje. Ngritja është shkaku pse Zoti krijoi shtresat e mesme të shoqërisë. Në fakt, sipas këtij studimi të ndritur, tani ato shtresa janë ngritur deri në atë pikë sa kanë mbikaluar klasën punëtore. Se a është kjo e vërtetë, varet nga kursi se si i definoni këto kategori. Dikush mund të pyet se sa ka rëndësi madhësia. Marx mendonte që proletariati do ta mposhtte kapitalizmin, por ai nuk mendonte se proletariati do ta përbënte shumicën e popullsisë. Në fakt, ai ishte i vetëdijshëm se punëtorët e fabrikave nuk përbëjnë shumicën as brenda klasës punëtore, e lëre më në kuadër të një populli. Pjesa më e madhe e punë- torëve në Britaninë viktoriane ishin shërbëtorë shtëpish, ku shumica ishin femra. Pjesa më e madhe e atyre që punonin gjatë ditëve të Marxit nuk ishin punëtorë fizikë meshkuj, por punëtore shtëpish. Fjala proletariat vjen nga fjala latine për pasardhësit dhe nënkuptonte ata që ishin aq të varfër, sa që t'i shërbenin shtetit me çkado tjetër, pos me punën e krahëve të tyre. Edhe sot, në një botë të punëtorive post koloniale dhe punës bujqësore, proletari tipik vazhdon që të jetë femër.

DALLIMET KLASORE

Geoffrey Evans dhe James Tilley duket se imagjinojnë se punëtorët jo të paguar si duhet në industrinë e shërbimeve, i takojnë një klase të ndryshme sociale, krahasuar me punëtorët e fabrikave, por kjo është e dyshimtë. Përgjigjja në telefon në një qendër thirrjesh nuk dallon në këtë aspekt nga pastrimi i dyshemesë në një aeroport. Mbetet e paqartë se si definohet punëtori fizik, por punëtorët industrialë dhe punëtorët e ultë të zyrave, marrë së bashku, përbëjnë një përqindje të madhe të popullsisë botërore, ndoshta 2-3 miliardë. Ajo që ka qenë në rënie gjatë viteve post industriale, ka qenë proletariati - jo nëpunësit, infermierët, daktilografët, përkujdesjes dhe asistentët tregtarë. Edhe nëse shtresa e mesme është në ngritje, Evans dhe Tilley janë të bindur që nuk jemi të gjithë pjesëtarë të kësaj klase. Përkundrazi, ndarja klasore në Britani, mbetet ashtu si ishte. Shkollimi mbetet një faktor i rëndësishëm në përcaktimin e edukimit të lartë dhe profesionit: ata që vijojnë shkolla private kanë një përparësi të madhe. Dallimi në shkallët e mortalitetit midis klasave është duke u zgjeruar. Pranimi në universitete është duke u ndikuar me të madhe nga profesioni i prindërve. Personat me diplomë bazë fitojnë gati sa dyfishi i atyre pa kualifikim formal dhe shkalla e papunësisë te ta nuk ka gjasa që ta kalojë shifrën prej 5%. Ndryshimi i madhësisë së klasave sociale dhe rritja e mobilitetit social kanë dështuar ta dobësojnë ndenjën e shumicës së njerëzve rreth pozicionit klasor dhe dallimeve klasore. 

KU MBETI KLASA E MESME?

Pjesa më e madhe e britanikëve ende i kushtojnë vëmendje përkatësisë klasore, atyre me të cilët kanë të bëjnë. Përkundër këtij vetëdijesimi social, shumica e njerëzve ende tentojnë që të arriturat e tyre t'ua atribuojnë përpjekjeve individuale dhe ambicieve. Numri i atyre që e vlerësojnë veten si pjesëtarë të klasës punëtore, apo të asaj të mesme, ka mbetur konstant përgjatë kohës. Edhe nëse ka pasur rënie të vendeve të punës të klasës punëtore, përqindja e atyre që e konsiderojnë veten klasë punëtore ende mbetet në shumicë. Në asnjë moment midis viteve 1960 dhe 2015 nuk pati ndonjë numër të konsiderueshëm të pjesëtarëve të klasës punëtore, që e konsideronin veten si pjesëtarë të klasës së mesme. Në anën tjetër, një shumicë njerëzish me punë të shtresës së mesme, e konsiderojnë veten pjesëtarë të klasës punëtore dhe gjithmonë janë konsideruar të tillë. Marrë në përgjithësi, qytetarët britanikë besojnë se Britania është më e ndarë në aspektin klasor, sesa që ishte një shekull më parë dhe shumë prej tyre mendojnë se konflikti klasor është i paevitueshëm. Pjesa më e madhe e femrave dhe meshkujve mendojnë se lëvizja nga njëra te klasa tjetër është vështirësuar edhe pse thonë se nuk e kanë problem që të bëjnë shokë dhe shoqe nga të gjitha klasat. Klasat profesionale vazhdojnë që të jenë më liberale, sesa ato menaxheriale, apo punë- tore. Nuk ka dyshim se edukimi është forcë liberalizuese, edhe pse edhe në mesin e të diplomuarve hasë në qasje jo liberale. Klasa e edukuar e mesme është duke u bërë më autoritare. Por, në pjesën më të madhe të rasteve, pikëpamjet ideologjike kanë mbetur po aq konstante sa edhe identitetet klasore. 

(Kosova Sot)