Sekretet nga e kaluara e Charlize Theron-it, të cilat nuk do të donte t'i dinit

  • 24 January 2017 - 15:23
Sekretet nga e kaluara e Charlize Theron-it, të cilat nuk do të donte t'i dinit

AKTORJA ME PREJARDHJE NGA AFRIKA E JUGUT

Vajzat që mbesin pa baba, ngushëllimin e kërkojnë te meshkujt më të moshuar.

Theron ishte një vajzë rurale nga Afrika e Jugut, e cila e pushtoi Hollivudin si stuhi. Ndoshta! Ndoshta jo! Sido që të jetë, ka disa gjëra të cilat ajo do të preferonte t'i mbante sekret,transmeton gazeta Kosova Sot.

Çështja rreth nënës Gerda: Disiplinë apo abuzim?

Charlize dhe nëna e saj, Gerda, kishin thënë se i ati i saj ishte keqtrajtues. Por, faktet? Në bazë të librit të Chris Karstenit me titull "Charlize: Life's a Helluva Ride", Charlize e re njëherë kishte shkuar në shkollë me shenja të rrahjes në trup, për shkak se e ëma e kishte rrahur, meqë ajo kishte bërë ca sherre në shtëpi. ajo sot e falënderon nënën për atë sjellje, duke thënë se i kishte ndikuar për të mirë.

"Miku im më i mirë i fëmijërisë ishte një dhi"

Emri i kësaj dhie ishte Bok. Kjo është një pjesë e idilit fshataresk, të cilin e kallëzon Theron, si përjetim të fëmijërisë së saj. Kishte fëmijë që shkonin në shkollë me gomar.

Rrenat rreth vdekjes së t'et

Me vite të tëra, Charliz Theron kishte thënë se i ati i kishte vdekur në një aksident trafiku, gjë që nuk është e vërtetë. Nuk dihet pse ajo i ishte rrekur kësaj rrene, apo keqinterpretimi. Më pas, çdo gjë u bë e qartë. babanë e saj e kishte vrarë nëna e saj, Gerda. Nuk dihet pse, Gerda kurrë nuk ishte përndjekur nga policia për këtë vrasje. E, kush i di punët e të tjerëve? 

Burgu dhe modelimi në rini

Gjatë viteve të '90-ta të shekullit të kaluar, në Afrikën e jugut nuk kishte kushedi çfarë për një vajzë si Charlize. Edukimi? Harrojeni! Ajo nuk mbaroi as shkollën e mesme. Por, kur asaj iu ofrua një mundësi që të merrej me modelim dhe të shkonte në Itali, filloi fama e saj. Jeremy Gordin, ish redaktor i revistës "Playboy" për Afrikën e Jugut, tregon se Theron nuk kishte hezituar që t'ia tregonte atij gjinjtë, vetëm që ta punësonte. 

Të palarat e Charles Theron-it

Në kohën kur modelja adoleshente, Charlize, kishte bërë ca foto me të vërtetë provokative, bardhezi, se kush e nxori në pah storjen rreth të atit të saj, Charles Theron, i cili kishte vite të tëra që kishte vdekur. Mediat filluan që të shkruanin sesi ai kishte qenë abuziv, si ndaj gruas, po ashtu edhe ndaj të bijës. Ai ishte alkoolist i dhunshëm. Por, familjarët e tjerë të Charlizes thonë se, nëse ndokush ishte agresiv në atë familje, atëherë ajo ishte nëna e Charlizës, Gerda. 

Autsajderja tutkune

Që në rininë e saj të hershme, Charlize kishte marrë orë vallëzimi dhe kishte hyrë në botën e garave të modelimit. Ishte nëna e saj, Gerda, e cila mundohej me çdo kusht ta kyçte të bijën në shoubiz. Në shkollë Charlize ishte një autsajdere, një tutkune me syza qesharake. Ajo nuk ishte e popullarizuar dhe djemtë e evitonin. Gerda e përgatiste të bijën për gjëra të mëdha Kur kishte vetëm 4 vjet, Charlize donte të vallëzonte. Për këtë shkak, Gerda i pagoi asaj orë të vallëzimit. Kur ajo donte të vizatonte, Gerda i pagoi orë të pikturimit. Qëllimi i Gerdas ishte që vogëlushen ta bënte yll me çdo kusht. Ajo ishte e ashpër ndaj saj për këtë qëllim.

Disa thonë se kishte edhe ndëshkim fizik. 

Një prirje ndaj meshkujve më të moshuar Vajzat që mbesin pa baba, ngushëllimin e kërkojnë te meshkujt më të moshuar. Dhe, që në rininë e saj të hershme, Charlize kurrë nuk kishte dalë në takime me meshkuj më të rinj se 30 vjeç. A mund të përfshihet këtu edhe lidhja e saj me aktorin Sean Penn? Disa thonë se po, meqë ai është mjaft i madh, sa që të jetë i ati i saj. 

Mbështetja ndaj aparteidit?

Charlize u rrit në Afrikë të Jugut, me një regjim brutal, të ndarjes racore, të quajtur aparteid. Të bardhët e kishin tërë pushtetin. Edhe pse Theron thotë që familja e saj ishte kundër aparteidit, meqë punësonte zezakë, të tjerët përgjigjen se të gjithë të bardhët punësonin zezakë, meqë ishin fuqi e lirë punëtore. Pas heqjes së regjimit të aparteidit, thuhet se Theron ishte dëshpëruar dhe kishte thënë se "tani për të bardhët nuk ka më shpresë"

Sëmundja mendore dhe trajtimi

Duke pasur parasysh tërë atë që kishte përjetuar në jetën e saj, nuk befason fakti që Theron pati probleme mendore, që kërkonin trajtim. Ajo vuante nga Çrregullimi obsesivkompulsiv, apo nga vesvesja, sikur që thuhet në popull.  

(Kosova Sot)