Cruz gjendet për mrekulli në filmin e mbretëreshës

  • 15 February 2017 - 14:36
Cruz gjendet për mrekulli në filmin e mbretëreshës

Pesëmbëdhjetë minutat hapës të filmit me titull "The Queen of Spain" premtojnë një kthim prapa në kohë, e kjo ofrohet në mënyrë më të mirë nga kënaqësia e "teknokolorit" të atyre momenteve të arta në mesin e viteve 1950 kur Hollivudi erdhi në Spanjë.,raporton Gazeta Kosova Sot

Yjet e famshme të filmit, shkrimtarët në lista të zeza, dizajner me produksione të kripura vijnë të gjitha së bashku për të bërë filma dhe futin hundën e tyre te gjenerali Franco. Më pas plas komploti, dhe bëhet e qartë se Fernando Trueba po kënaqet kaq shumë duke rishikuar personazhet nga viti 1998 i "The Girl of Your Dreams". Aktorja e bukur spanjolle Penélope Cruz është gjithmonë e parezistueshme dhe spanjollët e dinë si ta përtypin skenën. Për ata që kanë nevojë për t'ju freskuar kujtesa, në filmin "A Girl of Your Dreams" ekipi spanjoll i udhëhequr nga regjisori Blas Fontiveros (Antonio Resines) xhiron një film në Gjermaninë naziste me yjet Macarena Granada (Cruz). Kur janë atje, ata ndihmojnë në shpë- timin e hebrenjve nga kampet e përqendrimit. Trueba e sjell historinë përpara deri më 1956, kur Franco kishte hapur rrugë për amerikanët për të gjiruar nëpër studiot e Madridit. 

Kostumet e bëjnë të duket e hatashme Magnati nga Hollivudi SamSpiegelman (Arturo Ripstein) po fillon produksionin me një film me buxhet të madh për Mbretëreshën Isabella, me rolin kryesor Macarena, që do të kthehet në Spanjë pas një suksesit të madh në Amerikë. Tregimi është i thjeshtë: Pas përfshirjes për ndihmë në ikjen e hebrenjve, Blas shkon në Francë, dhe i detyron të besojnë se është vrarë dhe zhduket. Tani dëgjon se Macarena po kthehet dhe dëshiron ta takojë përsëri. Regjisori legjendar John Scott (Clive Revill) është tepër i dehur këtyre ditëve, kështu skenaristi Jordan Berman (Mandy Patinkin) është ai që thotë "Action". Trueba e ndërton filmin me kaq shumë shaka përbrenda, sa që do të ishte e pamundur për t'i numëruar. Për fat të mirë, Cruz gjendet për mrekulli në filmin e mbretëreshës nga viti 1950, derisa kostumet e bëjnë të duket e hatashme. 

(Kosova Sot)