Pritet një garë midis Denzel Washington dhe Casey Affleck

  • 15 February 2017 - 15:54
Pritet një garë midis Denzel Washington dhe Casey Affleck

KU QËNDRON GARA PËR "2017 OSCAR", PAS REZULTATEVE TE "BAFTA"?

"La La Land" është favoriti më i madh,transmeton gazeta Kosova Sot.

Jemi më pak se dy javë para se të ndodhë ngjarja e madhe e "2017 Academy Awards"! Pas përfundimit të "British Academy Film Awards", shumica presin që fituesit të mos ndryshojnë, me pritjet për aktorin më të mirë, që është garë midis Denzel Washington dhe Casey Affleck. Ja, përmbledhja e ekspertëve te "FiveThirtyEight", "OddsChecker", "Gold Derby" dhe të tjerëve. Çmimet e vetme të mbetura për t'u fituar në një ngjarje janë "Writers Guild of America Awards", që do të mbahet këtë fundjavë. Avantazhet nuk pritet të ndryshojnë shumë në ngjarjen e madhe .

Për filmin më të mirë

"La La Land" është favoriti më i madh në të tri faqet e lartpërmendura, ku disa nga ekspertët e sajtit "OddsChecker" mjuziklin e vendosin te mundësitë 1/7. Walt Hickey, këshilltar i kulturës dhe muzikës pop te "FiveThirtyEight", ka një vlerësim për "La La Land" me 319 pikë totale, 114 pikë për numrin dy "Moonlight", "Manchester by the Sea" qëndron në vendin e tretë me "Arrival" pikërisht prapa tyre. Në gjithë kursin e shpërblimeve këtë sezon, filmi "La La Land" ka mbërthyer çmimin e madh te "Producer's Guild", "Director's Guild", "BAFTA" dhe "Golden Globes". Do të ishte shokuese nëse ndonjë tjetër film e dërgon në shtëpi çmimin final te 'Oskarët'. 

Për regjisorin më të mirë 

Hickey më së miri e ka thënë përmes një kolumne javën e kaluar duke e quajtur Damien Chazelle-n, njeriun prapa kamerave për "La La Land" - si i "barrikaduar" për të fituar këtë kategori. Barry Jenkins nga "Moonlight" nga shumica e sajteve është në numrin 2, por pas Chazelle. "Që nga fitorja te "Golden Globes", Chazelle kurrë nuk ka rënë nën 88 për qind mundësi për të fituar [Oskar]" shkruan Hickey. 

Për aktorin më të mirë

Edhe më tutje është afër, por Affleck ka fituar te "BAFTA", që e vendos përpara në bordin lider të Hickey. Është një garë për 40 pikë, që është afër, sipas Hickey. Skenari është i njëjti te "OddsChecker", që e ka Affleck-in përballë, por jo për shumë. Në fakt, nëse shikoni vlerësimet e sajtit "PaddyPower", Affleck është në kuotën e 4/7, Washington-i është në të dytin, Ryan Gosling është numër 3 në listë, por pos emrit të Washington-it dhe të Affleck-ut, nuk do të thirret emër tjetër më 26 shkurt. Për dallim nga "BAFTA", Affleck mori në shtëpi çmimin për Aktorin më të Mirë te "Golden Globes", përderisa Washington kishte fituar te "SAG"

Për aktoren më të mirë 

Për aktoren më të mirë Emma Stone me të vërtetë është më e preferuara. Ajo pothuajse ka dyfish më shumë gjasa sesa Isabelle Huppert për filmin "FiveThirtyEight", e cila qëndron afër në pozitën e dytë pranë Natalie Portman. Sipas "OddsChecker" dhe "Gold Derby", Huppert, e cila te "Golden Globe" ka fituar për çmimin e Aktores më të Mirë, aktualisht është në vendin e tretë, prapa Portman dhe Stone.

Për aktorin dhe aktoren më të mirë në rol dytësor

Viola Davis është një tjetër fytyrë, që pothuajse sigurisht e ka të sigurt çmimin. Sipas "FiveThirtyEight", ajo ka tre herë më shumë pikë në krahasim me Michelle Williams. "OdssChecker" e mban atë në kuotat 1/50 dhe 1/40. Po, mirë e keni lexuar. E njëjta mund të thuhet për radhitet e "Gold Derby", me Naomie Harris në pozitën e tretë. Përkundër zhgënjimit që e kishte natë më parë, Mahershala Ali edhe më tutje është favorite. Në fakt, "Gold Derby" ende e mban Patel-in në pozitën e tretë, prapa Ali dhe Michael Shannon. 

(Kosova Sot)